Luke, është një ekskortë i cili jeton në New York. Në një intervistë për Daily Mail, ai ka vendosur të japë arsyet se përse ka zgjedhur të prostituojë dhe çfarë kërkojnë femrat nga ai…
…Shpesh vetëm pak shoqëri dhe dikë që t’i dëgjojë. Ato janë të martuara, shumë të pasura dhe herë pas here kanë nevojë për pak shoqëri. Shumë prej grave që kontaktojnë për të pasur një ekskortë shpesh nuk janë të interesuara për seks, por për pak bisedë që i ndihmon të njohin më shumë veten e tyre. Kështu është shprehur Luke Jackson (pseudonimi i tij), 32-vjeçari njujorkez, për gazetën Daily Mail. Ai prej 8 vitesh punon si shoqërues dhe thotë se ndjehet më shumë si një “terapist i seksit”. Një terapist që paguhet shumë mirë, ku çmimet variojnë 1500 $ për gjithë ditën dhe 2500 $ për një n atë të plotë. “Shpesh ndjehem si një njeri që i ndihmon gratë të kuptojnë se si të shprehin dëshirat e tyre, nevojat dhe fantazitë. Shumë prej klienteve të mia kanë marrëdhënie me burra që nuk janë të interesuar për dëshirat e tyre”, – është shprehur Jackson.
Luka ka kryer marëdhenie për herë të parë në moshën 19-vjeçare. Jeta e tij mori një rrjedhë më të “lëvizshme” vitet në vijim: veçanërisht kur një nga gratë që ai kishte një lidhje i kërkoi një marrëdhënie me 3 persona. Ata bënë një njoftim për këtë dhe aty ai njohu Claire, një ekskortë e nivelit të lartë e cila ishte edhe një Doktorante në Letërsi. Ky raport me tre persona nuk u konsumua kurrë, por ata të dy filluan të shkëmbenin email-e deri sa më në fund vendosën të takoheshin. Ata patën një lidhje dhe pikërisht atëherë Claire i sugjeroi të vlerësonte hipotezën e të qënurit një ekskortë.
Luke i cili e adhuronte seksin dhe nuk kishte një të fejuar, mendoi se nuk ishte një ide e keqe të paguhej për diçka që i pëlqente ta bënte. Pas një muaji anonçoi një publikim dhe mori një telefonatë nga një grua e cila pas disa komunikimesh dhe shkëmbimi email-esh i propozoi të kalonin një fundjavë në Londër.
Ajo pagoi një paradhënie prej 5000 $, (gjysma e pagesës) ndërkohë Luka njoftoi një nga miqtë e tij, që dikush të ishte në dijeni në rast se do t’i ndodhte diçka. Veronika ishte bionde, sy bojëqielli dhe 50 vjeç. Edhe pse e martuar ajo dhe burri i saj ishin një çift i hapur.
“Në fundjavë bëmë vetëm një shëtitje në qytet”, – tregon Luka. Realisht ajo nuk ishte në kërkim të seksit. Luka u habit, por me kalimin e viteve e kuptoi se kjo lloj shoqërie që kërkonte Veronika nuk ishte aq e rrallë. “Kjo punë nuk konsiston vetëm në të qënit ‘i aftë në seks’”. Ka raste që partneri dëshiron të asistojë në raport. Para disa muajsh një burrë më kërkoi të bëja seks me gruan dhe mikun e tij të ngushtë, ndërkohë që ai shikonte”, – thotë Luke.
Sot Luke ka hapur një agjensi publicitare me një mikun e tij, por njëkohësisht punon si ekskortë, punë që e ndihmon të paguajë shpenzimet dhe qeranë. Edhe pse prindërit e tij nuk janë në dijeni, Luke ja ka besuar sekretin vëllait, motrës, dhe disa miqve. Kur vëllai i tij e pyeti nëse kishte frikë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, ai ju përgjigj se bënte analizat çdo 2 muaj dhe përdorte gjithmonë prezervativ.
“Nuk kam ndërmend ta lë si profesion. Klientet e mia më pëlqejnë vërtetë. Për to është një pushim nga jeta reale”, – ka përfunduar ai.
Burimi: VANITYFAIR.it