Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Chuck Norris! 20/03/2026
“E respektoj”, Romeo flet për ndarjen nga Heidi: Nuk mendonim njësoj për jetën! 20/03/2026
Fedez baba për herë të tretë? Rrjeti thotë: Po! 20/03/2026
Big Mama në zi, humb nënën! 20/03/2026
“Kërkoj falje”, Gjesti del nga burgu, mesazh për fansat: Kam gabuar, presioni më çoi në atë gjendje! 19/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Endri Prifti e pranon: Kam luajtur bixhoz dhe… – Lexoni mesazhin e tij

01/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Endri Prifti e pranon: Kam luajtur bixhoz dhe… – Lexoni mesazhin e tij

Ai e ka vërtetuar se është një nga artistët e estradës shqiptare që flet hapur dhe pa doreza. Përveç muzikës është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, atje ku ndan çdo ditë me ndjekësit momente nga përditshmëria.





Endri Prifti, në një intervistë për “Panorama” ka folur për planet muzikore, pjesëmarrjen në festivalet e fundvitit, dashurinë dhe veset e këqija. Dy këngë të reja priten të prezantohen nga ai së shpejti. Një për “Këngën Magjike” dhe një për Festivalin e Këngës në RTSH. “Është vepër e shkëlqyer që gjithmonë do të mbetet e përjetshme dhe do të kërcehet edhe nga shumë breza që do të vijnë. Teksti flet për dashurinë, një këngë ritmike që do e dëgjoni dhe do të kërceni”, ka thënë ai për këngën me të cilën do të prezantohet bashkë me Stefin këtë vit tek “Kënga Magjika”. Veçantia  e saj qëndron në tekst, të cilin e ka shkruar bashkëshortja e ndjerë e Stefit.

Duke kaluar në dashuri, Endri nuk ka dashur të flasë për dy martesat që ka lënë mbrapa krahëve. Ka dashur vetëm të përcjellë mesazhin se dashuria e vërtetë ekziston dhe se ai është në kërkim të saj. “Patjetër që do gjej dashurinë e vërtetë, sepse gjëja më e bukur për mua është dashuria e vërtetë”, thotë Endri.


E përsa i përket veseve të këqija, ai ka treguar se kohë më parë ishte i varur nga një i tillë. “Kam luajtur jo për të fituar, por për të tërhequr vëmendjen dhe më pas kuptova se e dëmtoi shumë ekonominë time. Kryesorja është që tani kjo është një e kaluar”, ka thënë Endri për bixhozin.

Megjithatë këngëtari e ka kaluar këtë periudhë të errët të jetës së tij dhe tregon se tashmë nëse do e shohim në një kazino brenda apo jashtë vendit, ai do të jetë duke luajtur për qejf mes miqsh, pa shpenzuar shuma të dëmshme për ekonominë e tij. / RevistaClass.Al

Tags: Endri Prifti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Chuck Norris!
Breaking News

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Chuck Norris!

20/03/2026
(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?
Breaking News

“E respektoj”, Romeo flet për ndarjen nga Heidi: Nuk mendonim njësoj për jetën!

20/03/2026
Fedez baba për herë të tretë? Rrjeti thotë: Po!
Breaking News

Fedez baba për herë të tretë? Rrjeti thotë: Po!

20/03/2026
Big Mama në zi, humb nënën!
Breaking News

Big Mama në zi, humb nënën!

20/03/2026
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

“Kërkoj falje”, Gjesti del nga burgu, mesazh për fansat: Kam gabuar, presioni më çoi në atë gjendje!

19/03/2026
Jay-Z ndryshon emrin artistik, por çfarë fshihet pas këtij modifikimi?
Breaking News

Jay-Z ndryshon emrin artistik, por çfarë fshihet pas këtij modifikimi?

19/03/2026
Next Post
Si të pastroni shtëpinë për 20 minuta

Si të pastroni shtëpinë për 20 minuta








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera