Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Campanópolis, fshati mesjetar me materiale të ricikluara

02/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Campanópolis, fshati mesjetar me materiale të ricikluara

Antonio Campana ishte një biznesmen milioner falë një supermarketi të ngritur prej vet atij. Por, kur u diagnostikua me sëmundje tumorale në fyt, ai vendosi të shiste gjithçka dhe t’i dedikonte pjesën e mbetur të jetës ndërtimit të një ëndrre.





Toka e blerë prej tij në vitin 1976 për përmbushjen e vizionit të tij, ndodhet në bashkimin e dy rrjedhave ujore dhe kufizohet me një ambient të ruajtur ekologjik. Megjithatë, vendi i gjelbër u prish shumë shpejt, kur një agjenci shtetërore ia shpronësoi pronën për ta përdorur si një vendgrumbullim plehrash, apo landfill.

E megjithëse beteja shumëvjeçare ligjore e Campanës për të rifituar pronësinë përfundoi me sukses, tashmë prona e tij përmbante tonelata të tëra mbeturinash të groposura aty. Duke qenë se toka nuk ishte më premtuese për t’u shfrytëzuar si kullota për kafshët, siç ishte edhe plani i tij origjinal, pronari mbeti sërish i palëkundur në ambiciet e tij arkitekturale.


Pasi e niveloi tokën dhe hoqi tutje dy milionë metër kub mbeturina, më në fund nisi edhe ndërtimi në vitin 1980 i asaj që do të bëhej fshati magjepsës mesjetar i Campanopolisit. Ai është një fshat i vogël i kompletuar tërësisht, i ndërtuar mbi një stil të larmishëm që të nxit të bësh krahasime me filmin e Tim Burton. Ndërtesat janë kryesisht të ngritura falë pajisjeve të rikuperuara nga prishja e ndërtesave të tjera dhe të ricikluara.

Përgjatë procesit të ndërtimit, Campana ndoqi një numër të pafundëm ankandesh për të blerë dyer, gardhe, porta dhe kolona, sikurse edhe detaje zbukuruese si një karrige antike berberësh, një ashensor të vjetër, si dhe rreth 100 makina shkrimi. Një pjesë e rëndësishme e fshatit është bërë nga materialet e grumbulluara nga ndërprerjet e linjave hekurudhore.

E gjithë puna e tij është dizenjuar dhe drejtuar nga një person, i cili nuk kishte njohuri arkitekturore, por që thjesht hartoi një plan fillestar dhe më pas e pasuroi atë me evolimin e gjërave. Veç fshatit mesjetar, Campana mbolli më shumë se 100 mijë pemë dhe plantacione të tjera. Në total, fshati zë gati 20 hektarë, nga 200 hektarët e pronës së tij. Në këtë “skenë të improvizuar” përfshihen burime ujore, ura, një liqen artificial me kalata, një kishë për fshatin, një mulli me erë, rrugë me kalldrëm, një muze druri dhe një shtëpi skorjesh, sikurse edhe ndërtesa të tjera, kulla, pasazhe dhe libra sekretë për t’u eksploruar.

E ndërsa i thanë në vitin 1976 se i kishin mbetur edhe 5 vite për të jetuar, Campana mbijetoi për afro 24 vite, kohë gjatë së cilës ai punoi pa përtim në projektin e tij të Campanopolisit. Kur ai ndërroi jetë, zhvillimet e mëtejshme të kësaj prone u ndalën. Djemtë e tij tashmë e mirëmbajnë vendin, por planet shtesë të ëndërruara prej milionerit të kthyer në ideator të një fshati mesjetar mbetën të papërfunduara.

Tags: fshatmateriale te ricikluaraShtepi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
Next Post
Deklarata shokuese e deputetit: ‘Duhen testet e virgjërisë tek studentet femra ‘

Deklarata shokuese e deputetit: 'Duhen testet e virgjërisë tek studentet femra '








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera