Në një artikull të gjatë në revistën “Neurologjy” ku përcakton sëmundjen e burrit të saj si “Terroristi në tru”, Susan Schneider rrëfen kalvarin e aktorit i cili kreu vetëvrasje në 11 gusht të vitit 2014. Viti i fundit i Robin Williams me dridhje, humbje kujtese, sulme paniku, gjendje ankthi të pakontrollueshme dhe halucinacione. “Kam parë njeriun më trim në botë duke luftuar me rolin më të vështirë të jetës së tij,” shkruan Susan duke treguar se simptomat e para u shfaqën ë vitin 2013. “Ai kishte një dridhje në dorën e tij të majtë, probleme në stomak, pagjumësi dhe sulme paniku. Nuk mund ta kontrollonte më ankthin. Jeta e tij gradualisht u bë një betejë e vazhdueshme kundër ankthit, paranojës dhe humbjes së kujtesës. Kjo e fundit iu shfaq papritur gjatë xhirimit të filmit, “Natë në muzeun 3”. Suzan e martuar me Robin Williams në vitin 2011 ndjek vuajtjet e aktorit dhe endjet nëpër mjek, vizita, analiza dhe hipoteza. Përfundimisht ai u diagnostikua me një sëmundje neurodegjenerative të lidhur me Parkinsonin dhe Alzheimer, nga e cila vuajnë rreth 1 milionë e gjysëm njerëz në SHBA. Susan ka mohuar që burri i saj të ketë përdorur drogë dhe alkool gjatë muajve të fundit të jetës së tij. “Në ato ditë të gushtit dukej i qetë. Atë të diel shkuam në shtrat dhe i uruam natën e mirë njëri-tjetrit si gjithmonë. Ai tha: Natën e mirë, e dashura ime. Të nesërmen në mëngjes ai u gjet i vdekur, vari veten në vilën e tij në Kaliforni.