Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK!  11/12/2025
Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet! 11/12/2025
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Historia e harruar e murgeshave të përdhunuara në grup

03/10/2016
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Historia e harruar e murgeshave të përdhunuara në grup

Ndërsa trupat e Hitlerit po tërhiqeshin nga Polonia, Ushtria e Kuqe e Stalinit po përparonte drejt Berlinit. Por në vend që të çlironin vendin, trupat sovjetike përdhunuan dhe plaçkitën kudo. Në janar të vitit 1945, teksa lufta vazhdonte, autoritetet dërguan në Varshavë doktoreshën Madeleine Pauliac, që të asistonte përpjekjet e riatdhesimit të të burgosurve francezë të luftës. Kur dr. Pauliac udhëtoi në Varshavë, qyteti ishte rrënuar. Ajo u ngarkua me detyrën e ngritjes së një spitali për trajtimin e çdo qytetari francez. Por edhe pse detyra e spitalit ishte të kujdesej për francezët, ajo menjëherë u ndërgjegjësua për shkallën e abuzimeve të trupave sovjetike ndaj femrave. Në prill të vitit 1945, ajo u emërua kryemjeke e Spitalit Francez në Varshavë, raporton mapo. Gjatë kësaj kohe, ajo gjeti gra polake në zonën e maternitetit, që ishin përdhunuar nga sovjetikët gjatë kohës që ishin në dhimbje lindje ose pak momente pasi kishin lindur fëmijët. Por ajo zbuloi edhe murgesha shtatzëna, që ishin përdhunuar në grup nga trupat sovjetike. Disa prej tyre ishin vrarë, të tjerat ishin lejuar të jetonin. Nipi i saj, Philippe Maynial thotë: “Ajo u ofronte kujdes mjekësor këtyre grave. Ajo i ndihmoi për të shëruar ndërgjegjen e tyre dhe për të shpëtuar manastirin”. Tragjikisht, dr. Pauliac vdiq gjatë një misioni në shkurt të vitit 1946. Historia e saj është bërë film, me titull “Të pafajshmit”, me regjisore Anne Fontaine, shkruan “Opinion”. Duke shkruar për atë kohë, dr. Pauliac theksonte: “Kishin qenë 25, 15 prej tyre ishin përdhunuar dhe vrarë nga rusët, dhjetë të mbijetuarat ishin përdhunuar, disa 42 herë, disa 35 herë ose nga 50 herë secila. Asnjë nga këto nuk do ishte asgjë sikur pesë prej tyre të mos ishin shtatzëna. Ato kërkuan këshillën time për çështjen e abortimit”. Shënimet e saj janë përmbledhur nga i nipi, që ka kryer edhe vetë hulumtime për t’i kthyer në subjektin e filmit. Regjisorja Anne Fontaine thotë: “Këto fakte historike nuk reflektojnë për mirë mbi ushtarët sovjetikë, por kjo është e vërteta. Një e vërtetë që autoritetet refuzojnë ta bëjnë të ditur, edhe pse disa historianë janë të vetëdijshëm për ngjarjet”.






Tags: murgeshatperdhunimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK! 
Breaking News

Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK! 

11/12/2025
Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet!
Breaking News

Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet!

11/12/2025
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Next Post
FOTOT/ Më e bukur se në film, shikoni pak luksin në shtëpinë e Christian Grey

FOTOT/ Më e bukur se në film, shikoni pak luksin në shtëpinë e Christian Grey








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera