Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

KODI ETIK NE PS/ Nuk lejohen burrë e grua deputetë. Po Xhaçka me Gaçin?

03/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
KODI ETIK NE PS/ Nuk lejohen burrë e grua deputetë. Po Xhaçka me Gaçin?

Kodi i ri i Etikës i miratuar dje në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka vendosur disa sanksione në lidhje me forumet partiake. Neni 9 i këtij kodi kufizon qenien në të njëjtin forum, asamble, grup parlamentar apo kabinet qeveritar të familjarëve. “Nuk mund të jenë njëkohësisht në përbërje të së njëjtës strukturë drejtuese (Asamble Socialiste, Asamble Kombëtare) persona që lidhen nga marrëdhëniet: bashkëshortë, prind–bir/bijë, vëlla­motër, vjehërr– dhëndër/nuse. Në rast se në përfundim të një procesi zgjedhor rezulton se përbërja e strukturës përkatëse drejtuese bie në kundërshtim me përcaktimin e mësipërm, çështja zgjidhet me dorëheqje ose me short. Nuk mund të jenë në të njëjtën kohë kryetar i PS­së i bashkisë dhe kryetar bashkie/ komune, drejtues kryesorë të PS­së dhe të zgjedhur ose të emëruar në funksione politike si deputet, zv.ministër, ministër etj., persona që lidhen nga marrëdhëniet familjare të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni”, thuhet në nenin 9 të Kodit Etik. Ndërsa në nenin 13 të Kodit të ri Etik, neni 13 përcakton dhe mënyrën se si duhet të jenë komunikimet me median apo publikun. Në çdo rast, çdo komunikim duhet koordinuar me Zyrën e Marrëdhënieve me Median. “Komunikimet me median për çështje që implikojnë qëndrimet politike të PS­së bëhen përmes Zyrës së Marrëdhënieve me Median ose në konsultim me të. Anëtari i PSsë i zgjedhur në organe drejtuese të Partisë dhe të forumeve të Rinisë e të Gruas nuk mund të shprehet në emër të PS­së për çështje që kërkojnë një vendimmarje politike pa u konsultuar më parë me strukturat përkatëse vendimmarrëse”, thuhet në nenin 13. Kjo nuk ka kufizim as për deputetë apo anëtarët e kryesisë. “Asnjë anëtar i kryesisë, Asamblesë, apo deputet, nuk mund të deklarohet në publik ose me forma të tjera, për çështjet e diskutuara në mbledhjen e kryesisë apo Asamblesë, kur për to vendoset të jenë të mbyllura”, thuhet në Kodin Etik të PS­së. Por edhe pjesëmarrësit në debatet publike si përfaqësues të PS­së duhet të konsultohen paraprakisht me Zyrën e Marrëdhënieve me Median, lidhur me qëndrimet e Partisë për çështjet në diskutim. Ne grupin parlamentar socialist jane te martuar Olta Xhacka dhe Artan Gaci, megjithate, ligjerisht, Kodi i ri Etik i PS­se nuk ka efekte prapavepruese./ Panorama






Tags: etikaps. ciftet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
Next Post
Kujdes! Zbuloni rrezikun që vjen nga mbushja e dhëmbëve

Kujdes! Zbuloni rrezikun që vjen nga mbushja e dhëmbëve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera