Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është shfaqur mahnitëse në kopertinën e muajit nëntor të revistës “Vogue” në Britaninë e Madhe. Ka qenë vetë bukuroshja shqiptare që e ka bërë lajmin të ditur përmes postimit më të fundit në Instagram, ku ndër të tjera shkruan: “Kam qenë shumë entuziaste për t’jua prezantuar këtë! Në këtë moment jam duke pickuar veten”. Kjo duhet konsideruar një arritje e madhe për Dua Lipën, duke qenë se dalja në kopertinën e “Vogue” ëndërrohet nga shumë të famshëm.