Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rona Nishliu në jurinë e The Voice Of Albania

05/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rona Nishliu në jurinë e The Voice Of Albania

Rona Nishliu është zyrtarisht trajnere e “The Voice of Albania 6”.
Këngëtare, tekstshkruese, filantropiste. Nishliu është një ndër personazhet më interesant të muzikës shqiptare. Një personalitet i fortë artistik, ajo njihet për fuqinë vokale si edhe për performancat e saj.





Gjithmonë e veçantë në stil, Rona Nishliu, korri sukses ndërkombëtar në vitin 2011 kur përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong” me këngën “Suus”, duke u renditur në vendin e pestë. Kjo këngë, me tekst të shkruar nga vetë Nishliu, është vlerësuar nga kritikët e të përditshmeve më në zë evropiane si “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Corriere della Sera”, “Metro”, e të tjera.

Kënga është kthyer në një fenomen ndërkombëtar duke u kënduar në disa kompeticione rajonale në Bullgari, Rumani, Malte, e deri tek “The Voice” në Ukrainë.


Nishliu shpesh ka përdorur fuqinë e saj artistike në mbështetje të kauzave të ndryshme humanitare. Ajo është pjesë e një projekti në Kosovë kundër dhunës gjinore, temë për të cilën ka dhe një këngë.

Gjithashtu prej disa viteve ka dhënë kontribut të veçantë në sensibilizimin ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta. Në vitin 2014, Nishliu ishte e ftuar në koncertin e organizuar në kryeqytetin e Serbisë në nderim të figurës së Bekim Fehmiut, ku emocionoi të pranishmit duke kënduar shqip.

Duartrokitjet e tej zgjatura për të, konfirmuan se Rona Nishliu është vërtetë ambasadore e kulturës shqiptare në botë. Albumi i saj i parë “Me motivet tona” ka shëtitur si koncert në qytete të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri si pjesë e një projekti kulturor për të risjellë në vëmendje këngë të vjetra shqiptare.

Ashtu sikurse Rona Nishliu, për herë të parë karrigen e kuqe të “The Voice” do ta provojë edhe Alban Skënderaj. Ky angazhim i ri i kantautorit të njohur ishte njoftuar para disa javësh./ Top Channel/

Tags: ne juriRona NishliuThe Voice Of Albania
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
FOTOT/ Njihuni me “motrën binjake” super seksi të Rita Orës

FOTOT/ Njihuni me “motrën binjake” super seksi të Rita Orës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera