Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aurela Gaçe: Respekt e dashuri për nënat dhe gjyshet, heroinat e jetës

06/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Aurela Gaçe: Respekt e dashuri për nënat dhe gjyshet, heroinat e jetës

Duke qenë një nga këngëtaret më të dashura, ajo ka një ndikim shumë të madh në publikun e gjerë. Bëhet fjalë për Aurela Gaçen, e cila së fundmi ka postuar një status ku shpreh dashurinë e madhe dhe mirënjohjen që ka për gjithë nënat dhe gjyshet shqiptare, të cilat sipas saj janë heroina të jetës, duke qenë së në kohë shumë të vështira ia kanë dalë të rrisin disa fëmijë. Ja çfarë shkruan këngëtarja:
“Kam një pyetje.
Ore si i ja bënin ato gjyshet tona që bënin nga 10 e kusur fëmijë në kushte varfërie, edhe nuk i ndihmonte asnjë për të bërë drekën e darkën e për të larë e shpëlarë rrobat e shtëpinë?
Psh mbaj mend që gjyshja ime më tregonte se bënte gati turrën e druve në mal, i priste vetë, i lidhte, i ngarkonte në shpinë, ngrinte në krahë edhe një nga fëmijët e vegjël e ndërkohë këto i bënte ndërsa ishte shtatëzanë me barkun tek goja.
OK të mos iki aq larg, le të flasim për nënat tona….kush i ka ndihmuar ato psh të lidhin këpucet ndersa barku u rritej përditë në pritje të një fëmije tjetër?
Burri se besoj, vjehrra jo e jo.
Kur u dhimbnin këmbët, kush kujdesej për to? Nuk besoj se u ka bërë masazh dikush aty në shtëpi, pasi duhej të ishte në këmbë për punët e tjera.
Po ato të shkretat që merrnin lopatën që në mëngjes dhe ndërkohë që duhet të arrinin normën e ditës, mund të ishin të këputura, pa fuqi pasi ishin të fundit që kishin rënë në gjumë një natë më parë, e duke qenë shtatëzana, arrinin t’i bënin të gjitha. Edhe të pa ushqyera. Edhe të mos flasim për ndryshimet hormonale që të bëjnë të qeshësh e të qash njëherazi….kush do i ka kuptuar edhe nëse e kanë bërë?
Ndërsa ne ? Ne? Ehu ne….ne përkëdhelemi shumë eeeeeee. Gjithë familja syte tek ne….edhe sa na pëlqen ë? Me vitamina e me receta nga më të fundit…ehu ne.
Edhe ne ankohemi më shumë. Ato kurrë se bënin. Po edhe po ta bënin, kush i degjonte?????
Ehhhh gjyshet e nënat tona.
Heroina. Hero nuk quhet vetëm ai që jep jetën për atdheun. VETËM NJË MOMENT TË MENDOSH PËR ÇDO GJË KANË KALUAR NËNAT TONA, DHE ËSHTË E PAMUNDUR TË MOS NDJESH RESPEKTIN E DASHURINË MË TË MADHE PËR KËTO HEROINA TË JETËS.
AG
6 Tetor/2016






Tags: aurela gace
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Next Post
Letra emocionuese e një amvise, ja për çfarë bëhet fjalë

Letra emocionuese e një amvise, ja për çfarë bëhet fjalë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera