Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ela Zaharia rrëfen “ethet” para dasmës…

06/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Ela Zaharia rrëfen “ethet” para dasmës…

Këngëtarja dhe aktorja Elia Zaharia ka rrëfyer ethet dhe emocionet vetëm disa ditë përpara dasmës mbretërore.

Pas dasmës madhështore të Mbretit Zog me konteshën Geraldinë Aponi, martesa jote me Princ Lekën është e dyta ngjarje e rëndësishme e familjes mbretërore që ndodh në tokën shqiptare. Si janë emocionet për këtë? Ç’do të thotë për ty dhe Lekën kjo ngjarje, përtej bashkimit publik si burrë e grua?

Dasma e Mbretit Zog ende kujtohet dhe komentohet nga historianët, mediat, si edhe populli. Patjetër që ajo dasmë ishte nja eveniment kombëtar i jashtëzakonshëm. Kjo për arsye nga më të ndryshmet. Ceremoniali i saj, për nga eleganca dhe shija, i ka rezistuar kohës dhe ende është simbol i asaj epoke. Të ftuarit erdhën nga të katër anët e botës, impakti mediatik ishte mbresëlënës pasi u pasqyrua me detaje në të gjithë botën. Dhe në një farë mënyre unanimisht u fol për një Shqipëri që dinte të priste miq, për kostume të larmishme tradicionale, për një shoqëri të emancipuar, etj. Mbretëresha Geraldinë e freskoi atë ditë me sharmin dhe bukurinë e saj. Ajo u cilësua si mbretëresha më e bukur e kohës nga media prestigjioze si Paris Match e shumë të tjera. Ndërkohë Mbretëria Shqiptare mundësoi edhe 150 dasma të tjera. Çdo detaj i asaj dasme edhe sot mbetet madhështor dhe shembull për brezat pasardhës.

Prindërit e Princ Lekës kanë pasur gjithashtu një dasmë madhështore në Madrid, por nuk patën fatin të festojnë në vendin e tyre dhe t’i dhurojnë Shqipërisë një tjetër moment festimesh me pjesëmarrje Familjesh Mbretërore dhe aristokrate.

Sot, për ne të dy, është një emocion i madh, por gjithashtu edhe një përgjegjësi e madhe. Emocion pasi po realizojmë ëndrrën tonë, ashtu si çdo çift që shkon në altar. Për më tepër, për Princin është një emocion i madh pasi bashkon për herë të parë në vendin e tij të gjithë pjesëtarët e familjes e kushërinjtë që jetojnë në mbarë botën. Përveç këtij emocioni personal, për ne është një përgjegjësi akoma edhe më e madhe, pasi kjo dasmë do të jetë në vëmendjen mediatike kombëtare, si edhe ndërkombëtare. Për këtë arsye po mundohemi t’i japim një karakter sa më kombëtar, gjithëpërfshirës, në mënyrë që vendi ynë të paraqitet sa më mirë. Të ftuarit në dasmën tonë gjithashtu janë një vlerë e shtuar e këtij momenti të veçantë, jo vetëm për ne si familje, por për të gjithë shqiptaret. Ne të dy jemi të dedikuar ta vëmë dasmën tonë në shërbim të promovimi të vendit, duke promovuar Pallatin Mbretëror i njohur si Pallati i Brigadave, artin dhe muzikën, folklorin, kostumet tradicionale, kulinarinë, pijet vendase, etj. Çdo gjë, dëshirojmë te jetë pasqyrim i vlerave dhe kulturës sonë.

Shqiptarët mbeten nostalgjikë për atë ceremoni madhështore të dasmës së Mbretit Zog dhe ende shkruhet dhe bëhen dokumentarë mbi shkëlqimin dhe luksin e asaj dasme që përfshiu të gjithë vendin. Si i ke njohur ti përpara se të njiheshe me Lekën familjen mbretërore. Po fotografi të dasmës a kishe parë më parë? Ç’ndjesi të kishin lënë?

Për mua, Mbreti Zog është i pari udhëheqës që pati kurajën dhe vendosmërinë të implementonte një vizion konkret europian. Kjo u ndje në çdo fushë të jetës; drejtësi, shtetformim, siguri, arkitekturë, mjekësi, arsim, kulturë…Në ato kohë tejet të vështira për vendin, Mbreti arriti të ruante ekuilibrat e brishtë me një mjeshtëri të pashoqe. Nga ana tjetër, ai futi frymën europiane në familjen shqiptare. Për emancipimin e femrës ai u mbështet fillimisht tek të motrat, të cilat u bënë në një farë mënyre pasqyrim i vizionit të tij për gruan shqiptare. Dasma e tij shënon padyshim një moment kyç që mbetet simboli i asaj epoke.

Unë kam dëgjuar për Familjen Mbretërore nga gjyshja ime. Ajo e adhuronte Mbretëreshën Geraldinë. Mbaj mend kur një ekip televiziv nga Shqipëria shkoi në Afrikë të Jugut dhe sollën pamje të Familjes Mbretërore. Ne e ndoqëm atë program familjarisht. Gjyshes sime të ndjerë, Nënës Hava, iu mbushën sytë plot kur pa Geraldinën. “O Zot sa e bukur është, edhe sot! ” tha. Familja ime nga ana e mamasë kanë qenë mbështetës të mbretërisë dhe në familje flisnin lirshëm për vlerat e asaj periudhe. Por kuptohet, në vitet e diktaturës, me zë të ulët…

Fotografi të asaj dasme pak kam parë më përpara dhe shumë këto vite pranë Princit. Unë jam e pasionuar ndaj arkivit të fotove, ndaj edhe kam punuar shumë në albumet e vjetra. Kanë padyshim një magji ato foto, një sharm të jashtëzakonshëm…

*Artikullin e plotë e gjeni në revisten Madame Mapo, print.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
Shikoni se si reagojnë meshkujt kur një femër seksi u kërkon numrin e telefonit, deri kur ajo heq syzet (VIDEO)

Shikoni se si reagojnë meshkujt kur një femër seksi u kërkon numrin e telefonit, deri kur ajo heq syzet (VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera