Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper? 08/01/2026
“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin! 08/01/2026
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri! 08/01/2026
Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit 08/01/2026
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK 08/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Punësonin vajzat si modele, e pastaj prostituta, rrëfehen motrat tutore nga Skrapari

06/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Punësonin vajzat si modele, e pastaj prostituta, rrëfehen motrat tutore nga Skrapari

Ina dhe Armonela Qama, motrat e arrestuara pak ditë më parë nga operacioni policor i koduar “Rekrutimi”, do të hetohen në masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjykata e Tiranës pranoi dje kërkesën e Prokurorisë për caktimin e kësaj mase sigurie ndaj dy motrave 23 dhe 25­ vjeçare. Ato dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti rekrutimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit brenda dhe jashtë vendit, duke iu premtuar atyre punësim në agjenci mode, apo në lokale nate. Masë sigurie “arrest në burg” u caktua edhe për dy nga të arrestuarit e tjerë nga i njëjti operacion, Ledian Gjoni dhe Ardit Shmilli. Ndërsa për të dyshuarin Zamir Hodo, Gjykata vendosi lirimin e tij nga qelia, duke i caktuar masën “detyrim për paraqitje”. Hodo është shoferi i taksisë ku gjendeshin të dyshuarit e tjerë në momentin e arrestimit të tyre pranë pikëkalimit kufitar të Morinit, nga ku do të kalonin me destinacion Gjermaninë.





MOHIMI

Në pesë seanca me dyer të mbyllura, të zhvilluara në orët e mesditës, të gjithë të arrestuarit e operacionit “Rekrutimi” mohuan të kenë lidhje me akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”. Seanca e parë në radhë ishte ajo në ngarkim të 25­ vjeçares Armonela Qama. Burime pranë Gjykatës konfirmuan se ajo e ka përjashtuar veten nga dyshimet e ngritura nga Prokuroria. Burime pranë Gjykatës pohuan se në sallën e gjyqit Armonela Qama mohoi të kishte lidhje me akuzën. “Unë jetoj në Poliçan, ku kam dy prindërit e mi të sëmurë. Vij në Tiranë për të takuar motrën time. Nuk kam shfrytëzuar ndonjë vajzë”, mësohet të ketë thënë Armonela. Po sipas burimeve, motra e saj ka pretenduar se nuk ka detyruar ndonjë vajzë të prostituojë, ndërkohë që nuk kanë komentuar njohjen me të arrestuarit e tjerë.


AKUZA

Nga ana tjetër, gjatë leximit të aktakuzës, përfaqësuesi i Prokurorisë, Ervin Karanxha, ka theksuar se të arrestuarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri­tjetrin kanë organizuar veprimtari kriminale të tendencës së shfrytëzimit të prostitucionit në Shqipëri, kanë rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas shfrytëzimin për prostitucion, si dhe dërgimin e tyre drejt shtetit gjerman të dy shtetaseve M.TH dhe A.P. Sipas Prokurorisë, dy motrat Qama rekrutonin vajza të reja për prostitucion. Pas kryerjes së “favorit”, një pjesë e pagesës së klientit merrej prej tyre. Nga hetimi ka rezultuar se joshja e vajzave për t’i dërguar jashtë kufirit bëhej duke iu krijuar atyre idenë se do të punësoheshin në Gjermani në agjenci mode dhe në lokale nate.

HETIMI

Sipas hetimeve, dyshohet se në rrjetin e shfrytëzimit dhe trafikimit të vajzave për prostitucion rolin kryesor e kanë pasur motrat nga Skrapari. Dy vajzat dyshohet se janë ndihmuar edhe nga djemtë e arrestuar, për të përzgjedhur vajzat që i “punësonin”, fillimisht në kryeqytet e më pas i nisnin drejt Gjermanisë. Rekrutimi bëhej kryesisht në lokale të ndryshme nate në Tiranë. Hetuesit kanë dyshime se ishin dy motrat, Ina dhe Armonela Qama, që u afroheshin vajzave të ndryshme pasi i studionin sjelljet e tyre dhe gjykonin se ishin të përshtatshme për punën që do të kryenin në të ardhmen. Dy vajzat e akuzuara si tutore u prezantonin vajzave në nevojë idenë se ato do të punësoheshin në agjenci mode, por gjatë takimeve të mëvonshme dhe bisedave mes tyre, Ina dhe Armonela Qama u kërkonin vajzave të ushtronin prostitucion. Kur ky aktivitet kryhej në Shqipëri, ishin tre djemtë e arrestuar që kujdeseshin për mbledhjen e parave dhe ndarjen e fitimit pasi gjenin edhe klientë për prostitutat. Ndërkohë për rastet kur vajzat dërgoheshin jashtë shtetit, tre djemtë organizonin transportimin e tyre deri në destinacion ku fillonin punën e shfrytëzimit seksual. Grupi kriminal mësohet se synonte që vajzat t’i shfrytëzonte fillimisht në Tiranë e më pas jashtë vendit. Klientët zakonisht gjendeshin nga Ardit Shmilli, i cili ishte bashkëpunëtori më i afërt i dy motrave, por edhe nga i arrestuari tjetër, Ledian Gjoni. Transporti i vajzave në vendet e ndryshme ku ushtrohej prostitucion bëhej me taksi, që drejtohej nga bashkëpunëtori tjetër i tyre, Zamir Hodo. I tillë ishte edhe rasti i së dielës kur policia ndërhyri në momentin kur tre djemtë po trafikonin nga Shqipëria në Kosovë përmes Kukësit dy vajza që kishin prerë biletat e udhëtimit për në Gjermani./ Panorama

gjykate-qama

 

 

Tags: motrattutore
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper?
Breaking News

Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper?

08/01/2026
“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin!
Breaking News

“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin!

08/01/2026
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri!
Breaking News

Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri!

08/01/2026
Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit
Breaking News

Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit

08/01/2026
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK
Breaking News

Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK

08/01/2026
Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global!
Breaking News

Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global!

08/01/2026
Next Post
Ronela Hajati tregon të vërtetën për marrëdhënien me Young Zerkën

Ronela Hajati tregon të vërtetën për marrëdhënien me Young Zerkën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera