Gjashtë nxënëse në shkollën “Jashar Hoxha” në Paskuqan u helmuan ditën e sotme ndërsa versionet e kësaj ngjarjeje ishin nga më të ndryshmet. Reagime pati edhe nga opozita, përfaqësues të së cilës thanë në parlament se vajzat ishin intoksikuar si pasojë e hashashit, ndërsa jë qytetare, e cila ka vëllanë e saj në këtë shkollë, bën me dije se e vërteta është krejt ndryshe.
Ajo thotë se studentet e helmuara nuk ishin gjashtë por më shumë de se arsyeja e këtij helmimi është fast fondi që ndodhet përballë shkollës ku nxënësit blejnë herë pas here produkte ushqimore në orën e pushimit.
“Nje komshia ime eshte nxenese e shkolles ‘Jashar Hoxha’ ne Paskuqan 2 edhe sot ka qene gjithe diten ne spital. Arsyeja eshte sepse fast foodi qe eshte perballe shkolles ka shitur hamburger dhe sufllaqe te helmuara.Ne ate shkolle asnjehere nuk ka pasur probleme droge. Edhe nuk jane 6 vajza qe jane helmuar mendohet te jene me shume. Sipas policise ata jane helmuar nga detergjenti i pllakave qe ka pasur arome te forte, por te gjithe kemi detergjente neper shtepi po nuk jemi helmuar ndonjehere. Media po e paraqet krejt ndryshe e nuk e dime se per interes te kujt. Ushqimet qe shiten ne shkollat 9-vjecare jane te pakontrolluara dhe askush nuk interesohet ti kontrolloje. Sqarojeni ju lutem”, – thotë ndër të tjera vajza.
Me sa duket, qeveria kërkon të dalë në ndihmë në AKU-së, e cila si përherë ka probleme të mëdha të funksionimit të saj si institucion, ndërsa opozita kërkon ta zhvendosë vëmendjen tek tema më e nxehtë e momentit që është ajo e kanabisit në vend.
Vajza shton se një prej të helmuarave ka thënë se është ndier keq pak pasi ka konsumuar një hamburger, sikurse dhe shoqet e saj. Njëkohësisht mësimi në shkollë është pezulluar ditën e sotme.
“Vellai im eshte ne klase te katert edhe ka turnin e pasdites por na mori mesuesi i tij ne tel per te na thene qe ishte pezulluar mesimi per sot. Po vazhdojne hetimet mesa duket”, – përmbyll sqarimin raportuesja në redaksinë e Jetaoshqef.