Zyrat e Instagramit janë një shembull i mahnitshëm. Kompania, që festoi përvjetorin e gjashtë të aplikacionit të enjten, kohët e fundit i ka zhvendosur 350 punonjësit e saj në zyrat e reja në ish-zyrën e Facebook në Menlo Park, të Kalifornisë. Drejtori kreativ i Instagramit, Ian Spalter, punoi me kompaninë Gensler për ta dizenjuar ambientin. Ideja ishte sipas tij që zyrat të reflektonin aplikacionin.