Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Berat Gjimshiti ndahet nga e dashuea serbe, çifti ishte në prag martese

08/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Berat Gjimshiti ndahet nga e dashuea serbe, çifti ishte në prag martese

Ndërsa mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte në ankth për ndeshjen e së enjtes në mbrëmje me Lihtenshtejnin, ish-e dashura e tij serbe, Alisa Menkovic, argëtohej me mikeshat e saj në një club nate në Zvicër. Kjo ishte dëshmia e fundit se rrugët e tyre janë ndarë tashmë, pasi lidhja e dashurisë së tyre ka marr fund.
Berat Gjimshiti, i cili ka rezultuar një prej futbollistëve më të rëndësishëm të formacionit bazë në Kombëtaren e futbollit, i ka dhënë fund romancës së dashurisë më të përfolur, për shkak se e dashura e tij ishte një vajzë seksi nga Serbia. Lajmi i ndarjes u mësua pikërisht të enjten, në prag të ndeshjes me Lihtenshtejnin.





Modelja serbe ka qenë në një lidhje publike me futbollistin shqiptar për shumë kohë, një lidhje e ekspozuar rregullisht në rrjetet sociale. Alisa këto ditë ka fshirë çdo foto dhe video që kishte në Instagramin e saj me Beratin, ndërkohë që ka filluar jetën e re prej një femre “single”. Ajo shfaqet e lumtur nëpër klubet e natës në Zvicër, në shoqërinë e mikeshave të saj.

Por ndryshe ndodh me Gjimshitin, i cili nuk ka mundur t’i vërë kryq historisë kaq shpejt. Sipas mediave të Kosovës, ai duket se shpreson në një ribashkim të mundshëm, pasi ende nuk i ka fshirë fotot me të cilat i shprehte dashurinë asaj muajve të kaluar. 23-vjeçari flitet se po e vuan më shumë ndarjen nga e dashura, gjë që shpresojmë të mos ndikojë në lojën e tij në fushë në ndeshjet e ardhshme. Nuk dihen arsyet që i çuan në ndarje, edhe pse ata kishin bërë plane për martesë së shpejti.


Berat Gjimshiti ishte prurja më e re e Kombëtares shqiptare në ndeshjen me Danimarkën. Me dëmtimin e Elseid Hysajt, ai luajti titullar duke lënë shije shumë të mirë te tifozët kuqezi dhe tek analistët e futbollit. Berati tregoi siguri në fushën e lojës, edhe pse përballë kishte kundërshtarë jo shumë të lehtë.

Gjimshiti ka lindur në Zyrih më 19 shkurt 1993 dhe është 1,90 m i gjatë. Karrierën futbollistike e ka nisur pranë Zurich-Affoltern dhe më pas kaloi tek ekipi i Zurichut, ku luan edhe sot. Ai ka luajtur me Kombëtaren U-18, U-19 dhe U- 21 të Zvicrës, por në fund pranoi të luante për Kombëtaren e origjinës së tij. Por, edhe pse shumë i ri në moshë, Berat Gjimshiti kishte në krah një të dashur shumë simpatike,me të cilën kishte lidhje të konsoliduar.

Sigurisht që një djali 1.90 metra të gjatë do t’i shkonte një super-femër në krah, e cila jetonte në Zyrih me Beratin. Gjimshiti ka lindur në Zyrih më 19 shkurt 1993, por origjina e tij është nga Tërnoci i Madh (në Jug të Serbisë). Ai komentohet si një nga djemtë më seksi të Kombëtares./Panorama Plus

image image

Tags: Berat GjimshitiE dashura serbendarje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Halle Berry grindet me një fans online

Halle Berry grindet me një fans online








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera