Një biznesmen autobotësh uji i ka ofruar 50 mijë lekë të vjetra një punonjësi të Policisë Rrugore në mënyrë që ky i fundit të mos e gjobiste për ecje me shpejtësi. Ferdinant Konda, 52 vjeç, u kap teksa drejtonte një automjet BMW X5 tej normave të lejuara. Biznesmeni me banim në Lushnjë, u ndalua sepse po udhëtonte me 60 km/orë mbi normën e lejuar të shpejtësisë në segmentin Rrugor Plepa-Mbikalimi i Shkozetit. Pas ndalimit nga Policia, Kondra ka tentuar të korruptojë policin duke i ofruar atij 50 mijë lekë të vjetra. Kjo bëri që t’i vihen prangat dhe tashmë do të akuzohet për “korrupsion pasiv”.