Ai është një prej figurave më të rëndësishme, por edhe më të përfolura të qeverisë “Rama”. Pavarësisht angazhimeve politike, Ditmir Bushati duket se gjen kohë të mjaftueshme për t’u relaksuar, por edhe për të qenë pranë vogëlushit të tij. “Who” e ka fotografuar ministrin e Jashtëm teksa shëtit me karrocë djalin e tij të vogël nga Kodrat e Liqenit. Atë e bir duket se janë në sinkron edhe në veshje, pasi të dy kanë zgjedhur të jenë shumë sportivë. Ministri me këtë komplet “Adidas”, ndërsa vogëlushi biond duket shumë simpatik me veshjen sportive plot ngjyra… Kjo shëtitje në ajër të pastër shihet se e ka kënaqur shumë Ditmir Bushatin, duke harruar për një çast angazhimet zyrtare…
Discussion about this post