Ajo është nënë dhe bashkëshorte e lumtur, por nuk është bërë kurrë nuse. Ndonëse dikur ëndërronte të vishte fustanin e bardhë të nusërisë, Kaltrina Selimi nuk ka bërë dasmë. në një intervistë për “Express Rozë”, këngëtarja kosovare tregon arsyen: “Kur isha shumë e re, të gjithë kuptimin e martesës e lidhja me dasmën. Më pëlqente shumë të bëhesha nuse e mezi prisja të provoja një fustan të bardhë. Por me vitet, unë vetë kam kënduar nëpër dasma, dhe këndoj. Kjo më ka bërë të më dalë nga qejfi” ka thënë këngëtarja.