Kim Kardashian ka frymëzuar shumë femra me vithet e saj, por mesa duket ndikimi ka shkuar edhe tek gjinia mashkullore.
Ruby Rue Melbourne, një adoleshent 18-vjeçar ka postuar në Internet disa foto, ku menjëherë pas shpërndarjes atë e kanë quajtur “Mashkulli Kim Kardashian”.
Rue, i cili ka bërë për vete mbi 8,000 ndjekës në internet, po plotëson tani idhullin e tij, ndërkohë që Kim po bën pushime me postimet në Internet pas skandalit të grabitjes së saj në Paris.
Duke e përshkruar veten si “djalë të bukur”, adoleshenti po bën për vete shumë ndjekës me “belfie”-et e tij provokuese.
“O zot i madh këto kthesa”, shkruan një komentues. Por, armiqtë e tij kanë qenë të shumtë, pasi faqet i janë mbyllur disa herë, por tani ai ka hapur një faqe të re në Instagram.
Rue është i fundit në listën e gjatë të njerëzve që janë përpjekur me operacione të shumta që t’i ngjajnë Kimit duke shkuar kështu deri në ekstreme të tilla.