Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen 07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin 07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën 07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it 07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja! 07/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ju ka filluar alergjia, ja shkaktarët…

11/10/2016
in Breaking News, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ju ka filluar alergjia, ja shkaktarët…

Shkaktarët e alergjive të vjeshtës janë të ndryshëm dhe mund të shkaktojnë simptoma sikurse poleni në pranverë dhe verë. Vazhdimi i motit të mirë dhe temperaturat e larta jashtë sezonit mund të ndikojnë në zgjatjen dhe përkeqësimin e simptomave alergjike. Vjeshta mundet veçanërisht të jetë e vështirë për personat të cilët janë të mbipeshë ndaj mykut. Por ka dhe shkaktarë të tjerë më pak të njohur që mund t’i shkaktojnë dhe përkeqësojnë simptomat në këtë periudhë të vitit:
Shkurret – janë shkaktarë shumë të mëdhenj të alergjisë në vjeshtë. Disa nga këto shkurre zakonisht fillojnë të polenizojnë nga mesi i muajit gusht, kur nata është e ftohtë dhe dita e nxehtë, vazhdojnë edhe në muajt shtator dhe tetor, madje deri në ngricat e para kur temperaturat e ulëta i dëmtojnë ato. Rriten kudo, por janë më të pranishme në zonat rurale. Edhe nëse nuk rriten në vendin ku jeton, poleni i tyre mund të barten në largësi të mëdha me erëra. Rreth 75% e personave alergjikë në polen të verës, gjithashtu reagojnë edhe në këto lloje të polenit. Disa persona të cilët janë alergjikë në polenin e tyre, mund të shfaqin simptoma alergjike edhe kur konsumojnë ushqime të caktuara, sikurse banane, pjepër, kungull, karotë.
Myku – Është një shkaktar tjetër i alergjive të vjeshtës. Myku rritet dhe prodhon spore, sikurse poleni, dhe përhapen me erëra ose përmes ajrit të brendshëm. Ka tendencë të rritet gjatë gjithë vitit. Në vjeshtë, rritet në gjethet e rëna, të lagështa, pastaj në ambiente të brendshme sikurse bodrume, banjë dhe kuzhinë. Për dallim nga poleni, myku nuk shkatërrohet nga i ftohti i parë, por gjatë muajve të dimrit kalon në një periudhë të fjetur. Pastrimi i kopshteve nga gjethet, paraqet problem për personat me alergji të rrugëve ajrore, sepse ngritet poleni dhe myku në ajër, që shkakton simptome të alergjisë dhe astmës. Personat që kanë alergji duhet të punojnë me maskë.





Pluhuri i shtëpisë – është shumë i pranishëm gjatë muajve të ngrohtë të verës, por gjithashtu edhe ne vjeshtë. Akarienet, janë shkaktarë të alergjisë në këtë rast, të cilat jetojnë dhe shumohen lehtë në vendet e lagështa dhe të ngrohta. Zakonisht gjenden në jorgan, jastëkë, dyshekë, tepih. Janë shkaktarë të shpeshtë të astmës tek fëmijët. Vjeshta është edhe periudha e fillimit të vitit shkollor, që po ashtu përcillet me rritje të manifestimeve alergjike tek fëmijët. Fëmijët shpesh i ekspozohen irritantëve dhe nxitësve të alergjive në klasë. Myku dhe akarienet janë të zakonshëm në ambiente shkollore.
Diagnostikimi sa më i hershëm i problemeve alergjike të rrugëve ajrore është i rëndësishëm, sepse pasojat nga trajtimi joadekuat janë shumë të mëdha, deri në zhvillimin e astmës tek i sëmuri.

Kryesisht personat kanë këto ankesa:
Kruarje, skuqje dhe lotim nga sytë
Rrjedhje apo edhe zënie të hundëve
Tështima
Kruarje të hundës
Tharje apo kruarje të fytit
Kollitje, fishkëllima gjoksi
Infeksione të shpeshta të veshit
Bronkit kronik
Astmë


Tags: alergjishkaktare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen
Breaking News

“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen

07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin
Breaking News

“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin

07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën
Breaking News

“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën

07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it
Breaking News

“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it

07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!
Breaking News

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!

07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale
Breaking News

“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale

06/01/2026
Next Post
Njihuni me arbitren më seksi në botë (FOTO)

Njihuni me arbitren më seksi në botë (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera