Lyerja me shume parfum.
Meshkujt e kane bezdi parfumosjen e tepert. Ndaj mos harroni: 3 sprucime pas cdo veshi.
Make Up-i.
Vendosja e shume pudre, make up, apo fond de tinte ne fytyre ben qe gjurme te ketij make up te ngelen ne rrobat tuaja dhe te tijat. Dijeni: meshkujt e urrejne nje gje te tille dhe besojme edhe ju duhet ta keni kuptuar.
Qerpike te mbingarkuar.
Mos u besoni perrallave se sa terheqese duket Kardashian. Meshkujt nuk i duan fare qerpiket e saj, sado persosmerisht te vendoset rimeli ne ta.
E urrejne lekuren e thate.
Sa here shkoni diku me ta si per nje nate apo me shume, mos harroni te merrni me vete nje krem te vogel apo nje body lotion.
Sic i keni inat ju ashtu i kane inat edhe ata shenjat qe le brisku.
Ndaj nderrojeni shpesh briskun dhe perdoreni nje nate perpara.
Mos e harroni kurre:
Dhembet duhet te jene te shkelqyeshem e te bardhe!
Shkelqyesin e buzeve.
Duhet te jete i lehte ne perberje dhe jo te ngjitet pas buzes si mastic. Per meshkujt kjo eshte e padurueshme.
Mos e teproni me kremerat nxires.
Jane te bezdisur kur mbeten ne pellembet e duarve!
Floku i ngjitur.
Nuk ka burre nene te fuse gishtat mes flokeve qe jane te mbillakosur. Kujdesuni qe te perdorni llak te lehte dhe me arome te kendshme.
“Smoky eyes”!
Pa dyshim jane shume terheqes. Jane te mrekullueshem , por… deri ne momentin qe nuk kane filluar te rreshqasin dhe pluhuri te zbrese si gjurme e zeze gjithandej.
Buzekuqi shume i erret dhe ngjites.
E kane vdekje kur u ngelen dy gjurme buzesh si klloun ne fytyre. apo rreth e rrotull buzeve te tyre dhe pigmenti mezi del. Ideal ne takime eshte buzekuqi neutral.
Mos harroni qe nuk e duan fare manikyrin e erret, fosforeshent dhe me xixa. I tremb, sidomos kur jeni ne ambiente te erreta./ beautycare.al