Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO/Specialisti i Rrugores: Ngjarja e Sukthit, vrasje, jo aksident!

13/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTO/Specialisti i Rrugores: Ngjarja e Sukthit, vrasje, jo aksident!

Dashnor Deliallisi, 36 vjeç me shpejtësi shketerrë, 150 km/orë ecte në kah të kundër të lëvizjes në autostradën Tiranë-Durrës. Makina e tij Mercedes Benz me targa AA 979 GV (shih fotot më poshtë) u përplas fatalisht me një makinë tjetër tip Benz me targa AA 694 IL ku udhëtonin tre vajza Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti. Ato humbën jetën fatalisht sot rreth orës 04:00 të mëngjesit. Përplasja ka qenë aq e fortë se vendi i aksidentit, ngjan me një shesh-lufte. Trupat e viktimave janë nxjerr pas 1 orë pune nga zjarrfikëset dhe policia. Tre vajzat kanë patur të pamundur ta shmangin tragjedinë. Një specialist i policisë rrugore që preferoi ti ruhej anonimati, pasi ngjarja është në hetim tha për Opinion.al se aksidenti nuk ka asnjë shkak tjetër përveç çmendurisë ose konsumimit të lëndëve narkotike apo alkoolit. Deliallisi, shkaktari i kësaj tragjedie, ku mbeti edhe vetë viktimë, dyshohet se ka hyrë tek mbikalimi i Sukthit dhe ka ecur në sens të kundërt për disa kilometra derisa u mori jetën 3 vajzave të pafajshme. Arsyet nuk dihen pasi kjo ngjarje, deri tani nuk ka asnjë dëshmitar. Specialisti i Policisë Rrugore i pyetur për ndriçimin në rrugë tha se autostrada Tiranë-Durrës deri në Vorë ka ndriçim, ndërsa nga Vora në drejtim të Durrësit jo. Ndërsa sinjalistika rrugore është e rregullt. Por sipas tij, edhe nëse do të kishte patur shtylla elektrike tragjedia ka qenë e pashmangjshme. Kjo për shkakun se përplasja ka qenë ballore, tej mase e fortë. Makina ku udhëtonin tre të ndjerat, nga goditja është spostuar 70 metra nga pika e goditjes. Lidhur me ndonjë manovrim të mundshëm ai tha se “makina me targa AA 694 IL në pronësi të 23 vjeçares Greta Sherifi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi rreth 90 km në orë. Vendi ku ndodhi aksidenti është kthesë. Gjithashtu makina tjetër përballë ka qenë me mbi 100 km në orë. Kjo do të thotë se mundësia për manovrim ka zenë Zero”. Ndërkohë, opinion.al pyeti specialistin e policisë Rrugore nëse ka patur raste të ngjashme të drejtuesve të mjeteve që ecin në kah të kundërt, ai dha se: “Rastet janë krejt të rralla dhe asnjëherë me shpejtësi kaq të madhe dhe asnjëherë në distancë disa kilometra si në rastin konkret. Ndodh që një drejtues mjeti ngatërron rrugën dhe kthehet direkt mbrapsht”, tha ai. Sipas tij kjo ngjarje ka gjithë elementet e një vrasje në rrugë dhe jo të një aksidenti rrugor. Personi që kreu këtë akt, 36 vjeçari Deliallisi dyshohet të ketë qenë nën efektin e drogës apo alkoolit, por këtë saktësisht do ta nxjerrë ekspertiza mjeko-ligjore, pasi janë marrë kampionët e gjakut për llogari të hetimeve. Ky rast dhe aksidenti i Kamzës, një muaj më parë, ku u përplas për vdekje një polic dhe dy të tjerë u plagosën, e bën urgjence kërkesën për ndryshimin e Kodit Rrugor. /Opinion.al





 


Tags: aksidentieskpertiVrasje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
Numri 13, kripa, këmbanat, macja e zezë… 9 nga supersticionet më të njohura në botë

Numri 13, kripa, këmbanat, macja e zezë... 9 nga supersticionet më të njohura në botë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera