Ajo ia arriti të kalonte nga pasarelat në ekranin e madh, dhe rrëfen se për këtë një frymëzim i jashtëzakonshëm është Angeline Jolie.
Ka qënë vetë modelja britanike 24-vjeçare e cila ka bërë një dedikim për Jolie, në Instagram, ku shprehet se për të ajo është një ‘vajzë heroinë”.
Cara ka postuar një foto të aktores ku duket mjaft elegante dhe e sofistikuar, teksa mban dorën nën mjekër. “Admirimi im për Angeline Jolie është pafund. Admiroj këdo që e kthejnë dhimbjen e tyre në fuqi”, e nis dedikimin modelja.
“I admiroj aktivistët e padisiplinuar. Admiroj punën e saj si ambasadore e Kombeve të Bashkuara. Ajo është e pamëshirshme, e vendosur në përpjekjet e saj për të bërë ndryshimin për çështjen e refugjatëve. Ajo gjithashtu më frymëzon të ndjek ëndrrat e mia në aktrim dhe të arrij objektivin kryesor, që një ditë të bëhem regjisore. Unë e kam zgjedhur atë sot si “vajza ime heroinë”, shkruan Cara.