Ndërhyrja në kohë e Policisë ka shpëtuar një grua në Tiranë. Policia e Tiranës, bën me dije se ka arrestuar në flagrancë një 31vjeçar, pasi po kërcënonte me armë, për të vrarë gruan e tij. Gjatë ndërhyrjes atij iu sekuestrua edhe arma, një pistoletë që e mbante pa leje dhe një sasi fishekësh. Në pranga u vu shtetasi Ylber Gj., banues në Tiranë. Policia njofton se ishte një telefonatë e ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasja A. Gj., njoftoi se bashkëshorti po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri. Gj., njoftoi se bashkëshorti po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës sëshkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal./panorama.al