Me natyrën gjithmonë eksplozive, Genta Ismajli është një prej këngëtareve që i ka pasur gjithmonë të mira marrëdhëniet me publikun, madje edhe kur ky i fundit e ka tepruar me kureshtjen e tepërt. Ky vit për këngëtaren e njohur ka qenë shumë i suksesshëm, jo vetëm me koncertet në të gjithë trevat ku ka shqiptarë, por edhe me projektet dhe bashkëpunimet e Gentës, të cilat kanë qenë për javë të tëra në krye të bashkëpunimit.
Për këto dhe për disa sekrete të jetës private, Genta u është përgjigjur disa pyetjeve pikante në rubrikën “60 sekonda” në Prive.
Mes të tjerave, ajo specifikon momentet kur është penduar – atëherë kur është sjellë ashpër me të ëmën, si e ka jetuar dashurinë verore, kur ka qarë për herë të fundit, këngën që e identifikon apo edhe duetin e ëndrrave.
Sekretet, siҫ tregon ajo, ua rrëfen të gjithëve, ama ka një gjë që e bën vetëm një herë në vit: “Shoh dikë që kam qejf me e pa…”
Nuk e dimë se cili është personi që Genta sheh një herë në vit, mik, mikeshë apo njeri i afërm, megjithatë, e sigurt është që, të paktën një herë në vit, të gjithë e shohim Gentën ndryshe, me një projekt të ri a diҫka të re për të gjithë fansat e saj.