Puthja është një instikt biologjik. Kjo u lejon njerëzve të përdorin erën dhe shijen, dy shqisa mjaft të rëndësishme, të vlerësojnë njëri-tjetrin si partner të mundshëm. Sipas biologëve, fryma e njerëzve dhe pështyma lëshojnë sinjale kimike, si në rastet kur jemi të shëndetshëm apo të sëmurë, dhe në rastin e femrave, sinjalet janë edhe më të rëndësishme për partnerët e mundshëm në riprodhim. Madje, lëkura rreth hundës dhe gojës është e veshur me vajra që përmbajnë feromone, kimikatet që transmetojnë informacion në lidhje me përbërjen biologjike të një personi. Kur njerëzit shkëmbejnë feromonet e njëri-tjetrit gjatë një puthjeje me gjuhë, ata në mënyrë të pavetëdijshme tërhiqen më shumë ose më pak seksualisht nga njëri ose tjetri, në varësi të asaj që instikti u zbulon. Krahas kimikë dhe ndjenjave të shkëmbyera gjatë puthjes, psikologët besojnë gjithashtu se akti fizik i puthjeve ndihmon çiftet të lidhen. Kjo teori mbështetet nga fakti se oksitocina, një hormon që rrit ndjenjat e shoqërimit, dashurisë dhe besimit, te shumica e njerëzve nxitet në tru në momentin e puthjes me gjuhë.
Pse kryejmë marrëdhënie seksuale
Po, po, të gjithë e dimë që njerëzit riprodhohen vetëm me anën e marrëdhënieve. Por pse jemi të ndarë në dy gjini, meshkuj dhe femra, në vend të një popullsie uniforme? Përgjigja më e mirë vjen nga biologët dhe quhet “hipoteza ‘Red Queen’ (Mbretëresha e Kuqe), sipas të cilët organizmat dhe parazitët që jetojnë në to, janë në garë të vazhdueshme për t’u zhvilluar, në përgjigje të mutacioneve gjenetike që pëson njëri ose tjetri, duke ruajtur balancën e plotë. Seksi, sipas kësaj teorie, u lejon këtyre organizmave një lloj rutine për t’u zhvilluar. Marrëdhëniet seksuale, pra, lejojnë dy prej tyre që të riorganizojnë gjenet, duke krijuar kombinime të reja, të rralla në pasardhësit e tyre dhe duke i vënë në sfidë edhe parazitët që të përfshihen në këtë rutinë. Pra, herën tjetër që ju do të jeni duke bërë marrëdhënie seksuale, falënderoni parazitët/ Revista Shije/