U bë një seks-simbol më shumë se 20 vite më parë në filmin “Basic Instinct”, por Sharon Stone vazhdon të tërheqë vëmendjen me fizikun e saj, edhe pse sot është 58 vjeç. Në Malibu të Kalifornisë, aktorja e famshme u pa me bikini duke xhiruar skenat e filmit të ri: “A Little Something For Your Birthday”. Sharon Stone interpreton një stiliste që e ka të vështirë të gjejë suksesin në karrierë dhe gjithashtu ka probleme të gjejë dashuri në jetë. Në filmin që do të dalë në vitin 2017 interpretojnë edhe Ellen Burstyn dhe Famke Janssen.