Vazhdon procesi gjyqësor në Itali ndaj një shqiptari të akuzuar se keqtrajtonte tre vajzat e tij për arsye nga më të ndryshmet, ndërkohë që gruaja edhe pse ishte e pranishme gjatë skenave nuk tregonte. Mediat italiane raportojnë se dhuna dhe keqtrajtimi ndaj tre vajzave konsumoheshin edhe në prani të miqtë që mund të kishte familja. Një rast flagrant ishte ai kur familja kishte një mysafir në shtëpi dhe një nga vajzat ishte e detyruar të gatuante darkën. Babai e nxiste në çdo moment të nxitonte, pasi darka po vonohej. Në një moment, i merr enët me ujë që po ziente në sobë dhe ia derdh në duar në shenje ndëshkimi, duke e sharë se ishte shumë e ngathët. Raste të tilla, sipas akuzës ishin të përsëritura. Vetë vajzat kanë treguar për jetën që bënin duke thënë se në shumicën e herëve të dhunës babai ishte nën ndikimin e alkoolit. Provë në proces përvec dëshmive janë edhe raportet mjekësore dhe shenjat e të djegurave që ka pasur një nga vajzat në duar./Panorama