Një person ka humbur jetën sot në një aksident që ka ndodhur në rrugën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur në në km 8 të autostradës, ku këmbësori tentoi të kalojë rrugën. Policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në autostradë, duke e devijuar në rrugën dytësore. Pamjet e para kanë ardhur në redaksinë e Jetaoshqef nga kalimtarët, të cilët përshkruajnë atë që ka ndodhur. Siç mund ta shikoni edhe nga fotot e videoja e mëposhtme, burri dyshohet të ketë qenë një endacak, i cili ka tentuar të kalojë në mes të autostradës, jo në mbikalim dhe veprimi i tij ka qenë me pasoja fatale. POLICIA
Më datë 19.10.2016, rreth orës 14:30, tek Autostrada TiranëDurrës, në zonën e Domjes, një automjet me targa AA 843 NR që drejtohej nga shtetasi M. S., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 50 vjeç, i cili është dërguar në S.Q.U në gjendie të rëndë, por ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë.