Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija 06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem… 06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës! 06/01/2026
Puthja e parë në BBV5, (nuk) na habiti! 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Jeta ndryshe e një pastori, Akil Pano zbulon sekretet e martesës 22-vjeҫare: E njoha gruan kur i bija organos, ishte natyrë rebele

19/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Jeta ndryshe e një pastori, Akil Pano zbulon sekretet e martesës 22-vjeҫare: E njoha gruan kur i bija organos, ishte natyrë rebele

Të gjithë e kanë ndjekur pastorin Akil Pano në shumë prej programeve sociale në ekran, por pakkush e di se përtej citimeve bilblike apo këshillave të një pastori, Akili jeton një jetë të lumtur familjare me Linditën, bashkëshorten e tij, dhe dy fëmijët, Deborah 21 vjeҫ dhe Xhonatanin, 18 vjeҫ. Të ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, pastor Akili së bashku me Linditën, kanë rrëfyer më shumë detaje nga jeta e tyre e përbashkët përgjatë këtyre 22-vjetësh. Të njohur në fillim të viteve ’90, Akili dhe Lindita gjetën diҫka të përbashkët që i lidhi me njëri-tjetrit. Ai në atë kohë nuk ishte pastor, por një muzikant që i binte organos, me duar të bukura, të cilat Lindita ia kishte vënë re dhe ia kishte pëlqyer, ndërsa ajo ishte në fund të studimeve për Inxhinieri Elektrike. Por ishte natyrë rebele: “Të gjithë meshkujt (sidomos shqiptarë) janë të prirur të zbusin kryeneҫësinë, ndaj edhe ajo i tërheq më tepër”, – tregon Akili për Linditën, e cila e kishte bërë më shumë për vete me natyrën e saj rebele. Dhe dy vjet pas njohjes, më 25 shtator të 1994-ës, Lindita dhe Akili u martuan dhe më vonë sollën në jetë Deboran, tre vjet pas saj edhe Xhonatanin. Jeta përgjatë këtyre 22-vjetëve nuk ka qenë e thjeshtë as për familjen e pastor Panos, ashtu siҫ nuk ka qenë e tillë edhe për shumë të tjerë, por ndryshe nga të gjithë, ata e gjejnë gjithmonë një ushqim shpirtëror për jetën e tyre dhe të fëmijëve. Të pyetur se cili është sekreti i një martesë jetëgjatë si ajo e tyre, Akili dhe Lindita këmbëngulin te kultivimi i saj, ditë pas dite, nga të dy palët: “Unë mendoj se muaji i mjaltit dhe dashuria mund të mbarojnë, nëse nuk kultivohet ditë pas dite dhe nuk ushqehet nga të dy palët”, – thotë pastori. Këshilla e tij kryesore për ҫiftet e reja, ata që janë në prag apo sapo kanë nisur një jetë të re bashkë është: “Mos lejoni askënd ta administrojë martesën tuaj, përveҫ ju të dyve. Ju mund t’ia lini nën administrim dikujt një faqe Facebook-u, por martesa nuk funksionon kështu. Shumica e femrave ia besojnë martesën e tyre shoqeve, mamave, apo më keq edhe kolegëve… Jini administratorë të mirë të martesës suaj dhe vetëm flisni të vërtetën”, – është mesazhi që Pano u jep të gjithëve nga ekrani./ revistaclass.al





b8f1e09a6caec294f7f0c4a92fcffb52

bfd19cc53102774e44e0adf2ce7aac36


b05ef0deb582cb5d1ae9a8c8a03313c9

3a557659bac9e6384dd720796ed0f4b3

4ced033dfb26a944a5fb6b874fe1939e

4cd858fe52198bf7d848848740e4e015

Tags: AKIL PANOhistoriamartesa
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës
Breaking News

“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës

06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija
Breaking News

Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija

06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem…
Breaking News

Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem…

06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës!
Breaking News

“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës!

06/01/2026
Puthja e parë në BBV5, (nuk) na habiti!
Breaking News

Puthja e parë në BBV5, (nuk) na habiti!

06/01/2026
“Tallje publike, jo më eksperiment”, Sara Gjordeni ka dy fjalë për “Big Brother VIP”!
Breaking News

“Tallje publike, jo më eksperiment”, Sara Gjordeni ka dy fjalë për “Big Brother VIP”!

06/01/2026
Next Post
Foto/ Beatrix Ramosaj zbulon se nga cili vend janë fansat e saj më të zjarrtë

Foto/ Beatrix Ramosaj zbulon se nga cili vend janë fansat e saj më të zjarrtë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera