Një studim i kryer nga Universiteti i Florida-s në SHBA dhe i botuar në revistën shkencore “Pnas” (Proceedings of the National Academy of Sciences), zbuloi se disa sjellje të femrave në kuzhinë duhet të ndryshojnë.
Futja e domateve në frigorifer, sidomos nëse lihen gjatë, zhduk shijen e tyre. Motivi është i qartë, nën 12 gradë, ndërsa frigoriferi mbahet mesatarisht në 4-5 gradë, produkti ruhet i freskët, por temperatura ndërhyn me enzima që i japin domateve një shije krejt tjetër.
Ndonëse pamja mund të jetë e mirë, shija nuk është ajo që ndihet kur konsumohet pa u futur në frigorifer. Ekipi i studiuesve i drejtuar nga Harry Klee siç raporton “Noa.al”, konservoi disa lloje domatesh në frigorifer nga 1 deri në 7 ditë.
Më pas domatet u vendosën në ambient me 20 gradë, për t’i lënë në temperaturë ambienti. Në momentin e konsumimit u zbulua se shija e domates ishte reduktuar me 65% pas shtatë ditësh qëndrimi në frigorifer.
Shkencërisht u zbulua se përbërësit e domates nuk kthehen më në nivel normal, as nëse lihen për tre ditë në temperaturë ambient