Martesat e Hollywood-it janë shumë jetëshkurtëra! Nëse shkaku i ndarjes është egoja, distanca e largët, ose tradhëtia, një romancë që ngjall interes te njerëzit, mund të shkatërrohet shumë lehtë. Kjo klishe vërtetohet më shpesh kur dy njerëz të famshëm martohen dhe nëse qëndrojnë bashkë më shumë se 5 vjet, atëhere martesa e tyre mund të konsiderohet e suksesshme. Mirëpo ka edhe personazhe të famshëm të cilët janë martuar me fansat e tyre, ja kush janë disa nga ata:
1-Elvis dhe Priscilla Presley
Mbreti i muzikës Rock and Roll është njohur me gruan e tij Priscilla në Germany, gjatë kohës që ai ishte aty me ushtrinë amerikane, Priscilla ndodhej aty për shkak se njerku i saj ishte oficer i Forcave Ajrore, dhe si 14 vjeçare që ishte, padyshim kishte idhull Elvis. Ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre, pas 3 vitesh, u martuan në 1967-ën dhe u ndanë në 1973.
2-Ringo Starr And Maureen Cox
Bateristi i Beatles, Ringo Starr u martua me Maureen Cox, një parukiere dhe fanse e devotshme e grupit, por marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë, për shkak të abuzimeve dhe alkoolizimit të Ringo. Maureen më pas u lidh me anëtarin tjetër të grupit, George Harrison.
3-Kanye West dhe Kim Kardashian
Kjo me siguri është një ndër martesat më të mira e të shëndetshme. Kanye është shprehur se ka qenë një fans i Kim, që në periudhën e “celebrity stilist”, ashtu si edhe ajo i ka pëlqyer këngët e reperit. Ishte martesa e parë Kanye, dhe e treta për Kardashian, le të shpresojmë që të jetë e fundit për ta.
4-Zoe Saldana And Marco Perego
Sigurisht që artisti italian Marco Perego ishte një fans i Zoe Saldana përpara se ata të martoheshin, dhe është për tu habitur se si ky djalë, provoi devotshmërinë e tij pas martesës. Edhe pse për pak muaj në një lidhje, ata u martuan shpejt, dhe Marco mori mbiemrin Saldana, e më pas e bëri tatuazh gruan e tij./ intv.al