Pas Sanremo-s së kaluar, Ermal Meta është bërë një personazh i njohur në Shqipëri, ndërsa në Itali ai vazhdon të mbajë koncerte duke prezantuar këngët e albumit që nxori fill pas pjesëmarrjes në festivalin e këngës italiane, “Umano”. Këtë vit Meta po kërkon sërish të hyjë në garë, këtë herë në kategorinë e të rriturve, pasi e kaloi kufirin e të rinjve si këngëtar solo me këngën “Oddio le favole” që pati shumë sukses edhe pse nuk u kualifikua në finale. Në ambientet e konkurrimit, këngëtari i lindur në Shqipëri, duket se ka gjetur një mbështetës të rëndësishëm, prezantuesin Fiorello, shkruan “Class”. Showmen-i italian dëgjon këngën dhe e shoqëron atë me lëvizje duke prezantuar disa pjesë dhe ritmin e saj me lëvizje. Duket që Fiorello e pëlqen shumë këngën dhe me humorin që i njihet, i bën thirrje drejtorit të Festivalit, Carlo Conti, ta pranojë këtë këngë.
https://www.facebook.com/Fiorello.Official/videos/555474364645581/