Brad Pitt përflitet se po kërkon këshilla divorci nga vjehrri i tij Jon Voight dhe Angelina Jolie nuk është aspak e kënaqur për këtë gjë. Sipas “Us Weekly”, 52-vjeçari dhe vjehrri i tij kanë patur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrit që prej 2005 kur Jolie dhe Pitt nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin.
“Brad i ka thënë Jon se ajo çfarë pëlqen më shumë tek Angelina është mënyra se sa pasionante dhe ekstreme është”, ka thënë një burim për revistën. Po i njëjti burim ka deklaruar se babai i Jolie i ka thënë Pitt se vajza e tij 41-vjeçare është po aq e çuditshme sa nëna e saj, Marcheline Bertrand, e cila është ndarë nga jeta në 2007.
“Angelina është shumë e acaruar me babain e saj. Atë e bezdis shumë fakti që ai ende vazhdon të flasë me Brad”, shton burimi.