Një 18-vjeçare nga Durrësi i ka dhënë fund jetës duke u helmuar me fotoksinë. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të ditës së sotme. 18-vjeçarja me iniciale E.I, në banesën e saj në Shenvlash Durrës, është vetëhelmuar, me fotoksinë, ku më pas ka ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi vetëhelmimin e 18-vjeçares.