Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

E PAPRITUR/ Burime pranë çiftit Ledri-Adela konfirmojnë: Janë prag të ndarjes, u bënë kohë që vetëm grinden

22/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
E PAPRITUR/ Burime pranë çiftit Ledri-Adela konfirmojnë: Janë prag të ndarjes, u bënë kohë që vetëm grinden

Prej disa muajsh tashmë Ledri Vula ka konfirmuar lidhjen e tij me juristen shqiptare Adela Sollaku. “Zemrën ma ka fituar veçse me dashuri, sepse vetëm ashtu mund të ta fitoje dikush zemrën, por gjithashtu edhe me tipin dhe sa e shoqërueshme është”,- ka thënë Ledri teksa konfirmonte romancën disamujore. Ndonëse është treguar gjithmonë i rezervuar dhe është përpjekur ta mbajë lidhjen larg vëmendjes mediatike, çifti thuhej se ishin mjaft të dashuruar dhe nga dita në ditë lidhja e tyre konsolidohej edhe më shumë. Koncertet e Ledrit kanë qenë natyrisht një pengesë për raportin në çift, megjithatë, Adela përpiqej ta shoqëronte sa më shumë të mundej nga shteti në shtet reperin nga Kosova. Por duket se durimit të shqiptares për udhëtimet e shumta të Ledrit duket se i ka ardhur fundi. Të paktën kështu konfirmojnë burime të “Bluetooth”, sipas të cilave, çifti Adela Sollaku dhe Ledri Vula janë në krizë. Në fakt, miq të afërt të Ledrit tregojnë se kriza mes tyre po zgjat prej disa kohësh dhe nuk është aspak çudi që në një nga këto ditë reperi të deklarojë se është sërish “single”. “Janë në prag të ndarjes, u bënë disa kohë që vetëm grinden dhe janë larguar nga njëri-tjetri”, rrëfejnë burimet. Disa muaj më parë, pas publikimit të një fotoje të familjes së Ledrit, ku e pranishme ishte edhe Adela, reperi u detyrua të pranonte romancën e tij duke thënë se, “Po, është e vërtetë që jam në lidhje me Adelën. Konsideroj që jeta private duhet të mbetet e tillë, mirëpo për hir të fansave dhe publikut unë them edhe një herë që jam në lidhje me Adelën”, – ka deklaruar Ledri, i cili hodhi poshtë zërat se ata të dy ishin fejuar. “Adela është një vajzë me të gjitha tiparet që unë i kam vlerësuar dhe i vlerësoj, prandaj jam me të”, pati thënë ai.






Tags: adelaledriNdarja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
Doni një trup si Madonna? Kjo është dieta e vetë këngëtares që iu dobëson 5-6 kg në javë

Doni një trup si Madonna? Kjo është dieta e vetë këngëtares që iu dobëson 5-6 kg në javë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera