Taylor Swift është rikthyer në skenë duke dhënë performancën e saj të parë të drejtpërdrejtë që prej përfundimit të turneut botëror vitin e kaluar. Kjo ka qenë gjithashtu pjesëmarrja e saj e parë në një event të përmasave të tilla që prej thashethemeve të njëpasnjëshme rreth marrëdhënieve të saj me Calvin Harris dhe Tom Hiddleston. Të shtunën në mbrëmje këngëtarja është shfaqur në fundjavën e Formula 1 në Austin, Texas dhe ka performuar disa nga hitet e saj si “We Are Never Ever Ever Getting Back Together”, “Fifteen” por qershia mbi tortë ishte versioni i saj i bashkëpunimit mes Rihannas dhe Calvin Harris, “This Is What You Came For”. Rreth 80 mijë fansa e kanë brohoritur dhe duartrokitur këngëtaren. Kjo ishte hera e parë që Swift performonte këtë këngë të cilën ajo e kishte shkruar bashkë me ish-të dashurin e saj. “Si kompozitor, ndjenja më e dobishme në botë është të shkruar diçka dhe të kesh një turmë të tërë njerëzish që e këndojnë me ty, sepse ju i dini të gjitha fjalët e këngës. Unë kurrë se kam kënduar këtë këngë më parë por ndoshta është momenti ta këndojmë së bashku.”ka thënë Taylor gjatë koncertit.
Koncerti është mbajtur pas garës së të shtunës në Formula One United States Grand Prix. Ky është vendtakimi i vetëm në SHBA për kampionatin botëror të Formula 1 i cili pëbëhet nga një seri prej 21 garash në të gjithë botën ku shoferët garojnë me njëri-tjetrin me shpejtësi marramendëse./Blitz.al