Elvis Roshit pas rreth tre muajsh ka dale nga arresti shtepiak. Të gjithë ata që ndjekin lajme politike, besojmë e kanë mësuar se kryebashkiaku Elvis Roshi, i cili akuzohej për fshehje të të dhënave të tij në plotësimin e deklaratës së dekriminalizimit, mori pafajësinë në Gjykatën e Lartë pak ditë më parë dhe mund t’i kthehet jetës normale, si dhe punës së kryetarit të Bashkisë. Por Kavaja, mesa duket, ka qenë shumë e vogël për ta mbajtur këtë gëzim të madh dhe Roshi ka ardhur në Tiranë, në një lokal me emër në zonën e ish-Bllokut, ku ishte në shoqërinë e shumë burrave dhe të ndonjë deputeti të PS. Këtë skenë, madje, e kanë parë me kuriozitet edhe analisti Lutfi Dervishi dhe Afrim Krasniqi, të cilët po kalonin aty rastësisht.
Karshillëku i Blushit me eskortën e Ramës
Të enjten paradite, kur është edhe seanca plenare në Parlament, ajo
që bie në sy është një ngatërresë mes makinash dhe eksorta
ministrash, duke krijuar kështu një situatë pak kaotike para
Parlamentit. Për dikë kjo mund të bëjë që ta nxitojë hapin, por jo për
Blushin, i cili edhe pse ka mbrapa eskortën e Kryeministrit Rama, i cili duhet të kalojë në të vetmen rrugë që është aty, Blushi nuk e prish terezinë dhe vijon të ecë me hap të ngadaltë./ Panorama