Nga Isilda Bellaj
Si çdo javë në “RevistaWho.com” vjen rubrika “Gjërat që nuk dini për mua”. E bukur, e zgjuar, notere dhe së fundmi një mami shumë e përkushtuar, Suada Sherifi flet për fobitë , dëshirat e për shumë të tjera…
- Kam lexuar më shumë se 2000 libra.
- E urrej ditën dhe çdo lloj zhurme sado e vogël të jetë gjatë kohës që jam në gjumë, sidomos tik-tak-un e orës.
- Më pëlqejnë shumë ushqimet e gjalla, si karpaço e mishit dhe peshkut dhe shumë ushqime të tjera i kam qejf fare pa gatuar.
- Kam fjetur me prindërit derisa u bëra 12 vjeçe se kisha tmerr nga ‘Gogoli’ me emrin Gabi dhe vazhdoj ta kem.
- Gjatë gjithë jetës sime kam parë vetëm një film horror dhe kurrë më.
- Di të pikturoj shumë bukur dhe make-up për daljet e mia televizive e kamë bërë gjithë jetën vetë.
- Kam pasur vetëm një shoqe të ngushtë gjatë gjithë jetës sime, me të cilën jam rritur dhe nuk jam zënë kurrë që të mos kemi folur.
- Basketbollin e lashë prej një dëmtimi… S’do ta kisha lënë kurrë.
- Profesioni im është notere, por për shkak të bebit nuk shkoj në zyrë.
- Vajza ime quhet Deisy, i cili nënkupton ‘Syri i ditës’. Zgjedhja e emrit ishte vendim i imi.