Zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë në Avexano të Italisë, ku një shqiptar 19-vjeçar i sëmurë mendor rrëmbeu dy infermiere dhe njërën prej tyre e përdhunoi në mjet. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, i sëmurë mendor është identifikuar si Enriges Kavalli, 19 vjeç dhe nuk ishte person i panjohur, pasi kishte pasur edhe precedentë të mëparshëm. Një nga infermierët, ajo që është përrdhunuar ka treguar për policinë se u detyruar të ikte me shqiptarin, pasi ai e kërcënoi me një thikë, se bahsku me një kolegen tjetër, po infirmiere. Ajo tregon se është dhunuar fizikisht, është lidhur nga i riu shqiptar dhe më pas është përdhunuar, jashtë qendrës, në një zonë periferike, ku nuk kishte njerez. Përdhunimi ndodhi brenda në mjet, shkruan “Panorama”. Në një momenet, infermierja ka mundur të arratiset dhe të kërkojë ndihmë. Ajo njoftoi disa banorë aty pranë e ishin ata që telefonuan policinë. Shqiptari është endur në pyll për të humbur gjurmët por është kapur. Mësohet se ai e ka plagosur lehtë njërën prej infermiereve.