Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë! 19/01/2026
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Miss Globe”, tashmë një markë shqiptare

25/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
“Miss Globe”, tashmë një markë shqiptare

Pas suksesit në Kanada, vitin e kaluar, ku për herë të parë një producent shqiptar organizoi në një vend të huaj një spektakël bukurie të përmasave ndërkombëtare, “Deliart Association” kthehet në Shqipëri, jo thjesht si organizaror i “Miss Globe”, por si mbajtës i patentës së këtij kompeticioni ndërkombëtar.





Ky është marrë si vendim unanim nga të gjithë drejtorët nacionalë, rreth 30 të tillë, të cilët organizojnë në vendet e tyre kompeticione bukurie. Thënë ndryshe “Deliart Association”, ka regjistruar këtë patentë si “The Miss Globe”.

Kështu këtë vit, duke respektuar edhe dëshirën e drejtorëve nacionalë, “Miss Globe” do të mbahet në Shqipëri. Kjo për faktin sepse organizimi i “Miss Globe” në Shqipëri është gjithmonë një surprizë për ta. Pavarësisht se një vend i vogël, Shqipëria ka qenë gjithmonë një surprizë për pjesëmarrësit, falë tureve dhe organizimit të eventit nga Deliart.


Gjatë 11 viteve të organizimit të “Miss Globe” këtu, Shqipërinë e kanë zbuluar dhe shijuar mesatarisht 627 pjesëmarrës, delegate, prindër të tyre dhe drejtorë nacionalë.

Në vitin 2004 kur Charli See i dha patentën për herë të parë Petri Bozos, i përcolli producentit si mesazh edhe faktin se ky spektakël duhet të ishte social, çdo vajzë nga çdo vend i botës kishte të drejtë të merrte pjesë, pra të ishte një hapsirë komunikimi i të gjitha vendeve, në të gjitha gjuhët e botës. Ku prioritet, përveç bukurisë do të ishin edhe mesazhet që pjesëmarrëset japin e marrin me njëra-tjetrën. Dhe ky mesazh, edhe pse Charlie dhe bashkëshortja e tij, Ann See, janë ndarë nga jeta tashmë, do të vazhdojë të ruhet nën logon “The Miss Globe”.

img-20161024-wa0009

Si çdo vit, edhe këtë herë janë gjetur format e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme për marrjen e vizave nga vajzat pjesëmarrëse. Konkurentet fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri më 13 nëntor dhe deri me datë 15 do të realizohet seti fotografik për revistën zyrtare të “Miss Globe”. Turi i sivjetëm do të jetë shumë atraktiv. Në qendër të aktiviteteve do të jetë qyteti i Tiranës si metropol i vendit, por nuk do të lihen pas dore edhe qytete të tjera të rëndësishme si Berati dhe Jugu i Shqipërisë. Gjatë këtij programi, si gjithmonë, është menduar edhe minikompeticioni, “Miss Bikini”, një spektakël më vete dhe “Miss Talent show”. Nata finale do të mbahet mbrëmjen e 25 nëntorit në “Expocity”, ku do të ndërtohet një skenografi nga e para, jo vetëm për pjesën e spektaklit, por edhe për spektatorët që duan ta ndjekin live. Spektakli do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar, i cili është edhe Media-Partner i “The Miss Globe” dhe që për 10 ditë me radhë do të transmetojë në formën e programeve ditore të gjitha aktivitetet, eksperiencat, komentet dhe emocionet e pjesëmarrësve në këtë event.

img-20161024-wa0013

Ndërkohë që stafi përgatitet për pritjen e konkurenteve të “Miss Globe” me 13 nëntor, ka filluar ndërkohë edhe faza e fotografimit për Kalendarin e Miss Shqipëria, që tashmë është një traditë 15 vjeçare. Kalendari sivjet do të ketë në qendër makinat fuoristrada, lumenjtë, me veshje të ndërtuara mes brishtësisë femërore, egërsisë së natyrës dhe lumenjve të rrjedhsëm. Vajzat do të jenë të veshura nga një Brand shqiptar, ONUS.

Natyrisht mikëpritëset e konkurenteve të Miss Globe do të jenë dy bukuroshet shqiptare, Miss Shqipëria 2016, Kristiana Skura dhe nga përfaqësuesja e Kosovës në këtë venet, Bleranda Citaku.

Deliart Association për eventet e veta si, Miss Shqipëria, The Miss Globe apo Netët e Klipit, ka partnerët e tij të vazhdueshëm.

Tags: Miss GlobeShqiperi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!
Breaking News

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!

19/01/2026
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit
Breaking News

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit

18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…
Breaking News

“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…

18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…
Breaking News

“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…

18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 
Breaking News

“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 

18/01/2026
Next Post
Futbollisti Francesco Totti futet në ‘Big Brother’

Futbollisti Francesco Totti futet në 'Big Brother'








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera