Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Agjenti i FBI-së: Ju rrëfej 3 sekrete për të mposhtur ankthin

25/10/2016
in Breaking News, Këshilla, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Agjenti i FBI-së: Ju rrëfej 3 sekrete për të mposhtur ankthin

Për të mposhtur ankthin duhet ta pranosh atë. Fjala e një ish agjenti të FBI-së.





Ankthi mund të shfaqet në forma të ndryshme. Një nga tipologjitë më të përhapura është ajo formë e ankthit që shfaqet gjatë një prezantimi në publik, në një provim apo në një intervistë pune. Ekzistojnë shumë mënyra për ta mposhtur atë, por më e rëndësishmja është ndoshta dhe  shumë e thjeshtë: ta pranosh.

Fakti i të folurit në publik nervozon pjesën më të madhe të njerëzve. Kësaj i bashkohet edhe ankthi që lind nga përpjekjet për ta fshehur nervozizmin, nga frika se kjo do të lërë një përshtypje negative. Në një intervistë të dhënë për “Indipendent”, ish agjenti i Byrosë Federale të Investigimit (FBI) ka shpjeguar se ekzistojnë tre ushtrime të thjeshta për t’i mposhtur këto ndjesi.


“Gjëja e parë që u them njerëzve është se: nëse je nervoz, ndoshta duhet të kesh një arsye të mirë për të qenë. Vazhdo përpara dhe mos u përpiq ta fshehësh”- rrëfen agjenti.

Navarro është autori i librit “What every BODY says”, një libër që flet për mënyrat se si të mposhtësh ankthin dhe që e jep mesazhin e saj, qysh nëpërmjet lojës së fjalëve që bëhet në titull. “Ajo që të gjithë (dhe të gjithë trupat) thonë”. Çështja kyçe që trajton Navarro është se të gjithë bëhen nervoz, në ndonjë moment, dhe kështu nuk ka asnjë motiv për ta fshehur apo që të të vijë turp nga një gjë e tillë.

“Stresi është një fenomen natyral – vazhdon ai të thotë për “The Indipendent”-  dhe të kërkosh ta kontrollosh mund të të çmendë. Është shumë më e thjeshtë ta pranosh me veten tënde: ‘Jam nervoz, dhe të tjerët duhet ta dinë’”.

Strategjia për të mposhtur ankthin, përbëhet nga 3 hapa “të vegjël”:

1. Ta pranosh me veten tënde se je nervoz.

Ndoshta është shumë më e thjeshtë të shprehesh se sa të veprosh. Në situata stresi, është thelbësore që të gjesh mënyrën për t’u qetësuar, dhe ta pranosh se je nervoz, diçka që mund të bëhet. Nervozizmi është një gjendje emocionale e natyrshme dhe shumë e përhapur. Në vend që ta luftojmë, më mirë “ta përqafojmë”, dhe ta marrim lehtë.

2. Pasi ta kemi pranuar me veten tonë, duhet ta pranojmë ankthin që ndiejmë edhe me të tjerët.

Kush po na dëgjon në këtë rast mund të tregohet shumë më mirëkuptues se sa ne mendojmë. Të thuash një fjalë si për shembull “Wow, nuk është e lehtë të flasësh me kaq shumë njerëz” do ta bëjë publikun të buzëqeshë dhe të identifikojë veten në një situatë të ngjashme. Ky tip reagimi do të zbusë tensionin, dhe kështu normalisht edhe stresin.

 3. Të minimizosh tiket.

Të bësh gjeste jonormale, të lëvizësh duar e këmbë në mënyrë të tepruar. Këto gjeste mund që të “largojnë” disi nervozizmin nga ju, por i bëjnë ato më evidentë tek bashkëbiseduesi. Mund të të çojë në një gjendje “gjysmë-ankthi”, në të cilën shqetësohemi se mos po i dukemi shumë nervoz bashkëbiseduesit. Edhe këtu, në vend që të eliminojmë tiket tona, është më mirë t’i pranojmë dhe të tentojmë t’i zvogëlojmë ato. Nëse tentojmë të prekim shpesh fytyrën për shembull, më mirë të tentosh që lëvizjet të mos përqendrohen në një pjesë kaq evidente të trupit, më mirë të tentojmë të lëvizim këmbën poshtë tavolinës… Ose, nëse tentoni të luani në mënyrë të obsesionuar pas flokut, mundohuni të ngadalësoni.

Tags: ankthinmposhttre sekrete
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
Next Post
Video-skandali/ Paguaj 150 € dhe merr testin e anglishtes

Video-skandali/ Paguaj 150 € dhe merr testin e anglishtes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera