Pas fushatës së suksesshme “Vishu Bukur Dhe Shko Tek Doktori” përmes së cilës u ndërgjegjësuan me qindra gra që të kryejnë kontrolle të gjirit, shoqata “Njerëz dhe Ide”, “Spitali Amerikan” dhe “RevistaWho.Com” ju ftojnë në iniciativën e radhës. “Vallëzo me jetën thuaj po asaj dhe eja të kërcesh me ne”, në FlashMob-in më të madh shqiptar.
Dhjetëra vajza dhe gra do të bashkohen më 28 tetor në sheshin “Nënë Tereza”, për t’i dhënë një mesazh shprese të gjitha zonjave që vuajnë nga kanceri i gjirit dhe për të ndërgjegjësuar qindra-mijëra të tjera… Koreografe e këtij “FlashMob-i” do të jetë Roberta Mone.