Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe ka shtruar drekë për njerëzit në nevojë. Ky gjest e ka bërë artisten të ndihet më mirë dhe shumë më të lumtur. Ja çfarë shkruan “uragani” i skenës shqiptare në rrjetet sociale:
Statusi i plotë i këngëtares:
“Dhashë një fjalë të cilën s’po arrija dot ta mbaja, pasi doja të isha vetë prezente në vendin tim të lindjes. “Për drekë me mua ” në “E Diela Shqiptare”, miqtë e mi Eli Fara e Agron Llakaj votuan për gatimin tim dhe aty në transmetim ne të tre thamë se çmimin ( cilido nga ne që të fitonte) , do ta jepnim në disa familje në nevojë.
Në atë periudhë unë mora edhe lajmin e shumëpritur në familje për ardhjen e fëmijës së dytë, e rrugëtimi mu bë i pamundur për arsye shëndetësore .
Koha kalonte e unë kisha një ndjesi jo të mirë që fjalën e dhënë s’po e çoja në vend dhe i kërkova ndihmë Supermarketit Spar që të më ndihmonin. Sigurisht do të jetë edhe ndihma e Valbonës, njeriut tim të afërt të familjes , që do të çoje deri në destinacion ushqimet”.