Një burrë është munduar të tregohet i kujdesshëm pasi tradhtonte gruan e tij me pastruesen, por nuk do ta besoni çfarë e ka spiunuar atë. Është pikërisht papagalli që çifti mbante në shtëpi ai që e ka spiunuar bashkëshortin tradhtar.
Papagalli ka përsëritur fjalët që thoshte burri kur kryente marrëdhënie seksuale me pastruesen, duke bërë që gruaja ta kuptojë tradhtinë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Kuwait, ndërsa gruaja pas zbulimit e ka denoncuar bashkëshortin e saj pasi tradhtia dënohet me burg në këtë vend. Gjithsesi, burri ia ka hedhur paq pasi “dëshmia” e papagallit nuk u mor për bazë pasi inspektorët thanë se ai mund të ketë riprodhuar fjalë që i ka dëgjuar në televizor ose në radio./JOQ