Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij… 15/03/2026
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Hajrie Rondo përlotet në studio: E vështirë të bashkëbisedosh me sëmundjen…

26/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Hajrie Rondo përlotet në studio: E vështirë të bashkëbisedosh me sëmundjen…

Një nga ngjarjet kryesore të kësaj jave, që bëri jehonë në mediat tona, ishte rikthimi i aktores së njohur, njëkohësisht “Mjeshtres së Madhe”, Hajrie Rondo, në skenën e Teatrin e Metropolit. Pas një periudhe të gjatë vuajtjeje nga sëmundja e rëndë e kancerit, Rondo u rikthye në rolin kryesor të pjesës “Tre dhëndurët”.





E ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan, “Rudina”, aktorja ka treguar se e ka vuajtur pa masë mungesën në skenë dhe larg publikut. “Situata që kalova [sëmundja] më bëri të largohem nga ekrani. Nuk doja të largohesha, por s’kisha rrugë tjetër”, – është shprehur Rondo.

hajrie-3-1024x575


Ajo ka treguar më pas edhe për arsyet që e kthyen në skenë: “U riktheva sepse vetëm ne e dimë ç’do të thotë të jesh një aktore. Ajo që më riktheu ishte edhe vepra. Mua më tërheq pamasë fryma shqiptare e nuk mund t’i thosha “jo” një roli të tillë. Më pas, një arsye tjetër është edhe regjisori Ylli Pepo me drejtoreshën e Teatrit, të cilët me mbështetjen dhe kushtet ma bënë më të lehtë të rikthehem.

Këto më bënë të ngjitesha në skenë. Ishte e vështirë pas një situate të atillë, ku ti je e mbyllur në shtëpi, rri vetëm në krevat dhe bashkëbisedon me sëmundjen, por ia arrita”, – ka treguar “Mjeshtrja e Madhe” e skenës. “Arrita t’i bëja paralelisht të dyja: edhe terapitë mjekësore, edhe terapinë shpirtërore, që është teatri. I vendosa në peshore dhe ia dola”.

hajrie-5-1024x572

Më tej, aktorja e nderuar ka thënë se ka shtyrë kimioterapinë e 13-të, në mënyrë që të mos humbte premierën e shfaqjes.

Në emision u shfaqën më pas disa role të luajtura nga Rondo, si Tana e shumë të tjerë, të cilët e bënë të përlotet në studio: “Jemi të ndjeshëm ne artistët…”. /Blitz.al/

Tags: hajrie rondoperlotet ne studiosemundje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij…
Breaking News

“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij…

15/03/2026
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës
Breaking News

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës

14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!
Breaking News

Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!

14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!
Breaking News

Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!

14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!
Breaking News

Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!

14/03/2026
Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!
Breaking News

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!

14/03/2026
Next Post
Ide të mahnitshme makiazhi për Halloween, të marra nga Instagrami

Ide të mahnitshme makiazhi për Halloween, të marra nga Instagrami








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera