Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn… 03/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë? 03/02/2026
“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin… 03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit! 03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit 03/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vajza e vogël e Obamës tallet me të, ja çfarë i bën

27/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vajza e vogël e Obamës tallet me të, ja çfarë i bën

Fjalimet impresionuese janë një karakteristike e presidencës së Barak Obamës, por duket se jo gjithmonë vlerësohen kur mbahen në tryezën e ngrënies. Presidenti rrëfeu gjatë shfaqjes në një program televiziv, se vajza e tij e vogël Sasha ishte tallur me të, ndërsa ai diskutonte për rrjetet sociale.





15-vjeçarja kishte regjistruar fjalimin e më pas e kishte ndarë me miqtë në Snapchat. Nuk është hera e parë që kreu i Shtëpisë së Bardhë diskuton për aktivitetet online të vajzës. Në muajin korrik, ai sugjeroi gjithashtu se ajo bën postime në Twitter, çka i dha nismën përpjekjeve të shumta mediatike për identifikimin e llogarisë së saj që vazhdon të mbetet sekret.

Gjithashtu edhe postimi në Snapchat nuk është bërë publik. Mesazhet e postuara në këtë aplikacion supozohet të fshihen pasi shikohen ose brenda një periudhe të shkurtër kohore.


“Një mbrëmje ishin duke darkuar dhe meqë kisha lexuar se ky aplikacion ishte bërë shumë popullor i kërkova të më tregonte për të. Pasi ajo filloi të më shpjegonte gjëra unë nisa të diskutoj me Mishelen mbi ndikimin e rrjeteve sociale dhe atë që ato përfaqësojnë. Zbulova më pas se vajza po na regjistronte dhe videon ia dërgoi shokëve të saj shoqëruar me shkrimin ‘kur babi na jep leksione mbi rrjetet sociale, dhe gjithashtu një fytyrë të bezdisur’”, tha Obama.

Presidenti shtoi se gruaja e tij, e cili i ishte bashkuar Snapchatit në muajin qershor dhe vajza e madha Malia e kishin pëlqyer postimin. Drejtuesi i programit Jimmy Kimmel tha me shaka se rasti përfaqësonte një thyerje të sigurisë. Presidenti u kujdes të theksonte se iPhoni i tij kufizohej vetëm në marrjen e email-ve dhe kërkime në internet, por nuk mund të bënte foto, telefonata, apo të luante muzikë.

E ndërsa kandidatja demokrate për ta pasuar atë në Shtëpinë e Bardhë, Hilari Clinton, u vu në shënjestër të një skandali për email-et e vjedhura nga hakerat, Obama paralajmëroi se teknologjia do të jetë një prej sfidave më të mëdha të pasardhësit të tij.

“Një prej sfidave më të madhe do të jete: Si do të vazhdojmë ne të sigurojmë të gjitha përfitimet e të qenit në një hapësirë kibernetike por në të njëjtën kohë të mbrojmë financat dhe privatësinë tonë. Si do t’i balancojmë çështjet e sigurisë?”, deklaroi Obama./topchannel

Tags: Obamasashasnapchattalletvajza e vogel
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…
Breaking News

“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…

03/02/2026
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin…

03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!
Breaking News

Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!

03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim  dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit
Breaking News

Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit

03/02/2026
“Do të marr hak”, Donaldi nuk humb kohë fare, do t’i kthejë reston Romeos!
Breaking News

Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël!

02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!
Breaking News

Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!

02/02/2026
Next Post
Nëse i përkisni një prej këtyre shenjave të horoskopit keni shanse për t’u bërë i pasur

Nëse i përkisni një prej këtyre shenjave të horoskopit keni shanse për t’u bërë i pasur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera