Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Marsela Çibukaj me anë të një statusi në Facebook, kritikoi të gjitha këngët ‘reggae’ të kolegeve të saj dhe duke folur gjithashtu dhe për operacionet plastike. E fundit që ka publikuar një këngë të këtij zhanri është Samanta Karavella, e cila reagoi në Instagram e që u pasua edhe nga Adelina Tahiri e cila doli në mbrotje të këngëtares të “Si ai”.
“Shpreha mendimin tim mbi çfarë dëgjoj dhe mbi të gjitha mbi çfarë shoh rreth muzikës në Shqipëri, pa ju drejtuar specifikisht apo personalisht asnjë kënge dhe asnjë këngëtari/këngëtareje duke i nisur gjithmonë nga çfarë unë konsideroj muzikë të mirë apo videoklip të mirë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Marselës.