Sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe disa lloje të kancerit janë sëmundjet që po përhapen shumë në botë dhe brokoli mund ta ulë këtë rrezik.
Flavanoidet e gjetura në këtë ‘super-ushqim’ mund të rrisin përgjigjen e trupit tuaj ndaj sëmundjeve të ndryshme, pretendojnë shkencëtarët.
Duke konsumuar brokol çdo tri ditë, ju mund të përmirësoni sistemin imun dhe të evitoni inflamacionin, sipas Gazetës Express.
Gjenetisti Dr. Jack Juvik nga Universiteti i Illionsit, tha: “Komponimet fenolike kanë një aktivitet të mirë antioksidues, dhe ka dëshmi në rritje që tregojnë se ky aktivitet prekë rrugët biokimike të lidhura me inflamacionit në gjitarët”.