Te gjithë ne kemi produkte kozmetike që i kemi blerë apo na i kanë dhuruar si: kremra, shampo, buzëkuqe etj. Disa nga këto produkte ne vazhdojmë t’i përdorim pa e ditur se kur skadojnë. Ne ju tregojmë sa gjatë duhet t’i mbani produktet tuaja kozmetike.
Rimeli, maskat e fytyrës dhe sfungjerët e dushit duhet të mbahen 2 deri në 3 muaj.
Peneli, fondatina, korrektori, kremi i syve duhet të mbahen 6 deri në 12 muaj.
Shkëlqyesi i buzëve, pluhuri i syve në formë kremi, kremi i fytyrës, sapuni, xheli i dushit dhe xheli i vetullave duhet të mbahen 1 vit deri në 1 vit e gjys.
Lapsi i syve, buzëkuqi, manikyri, pluhuri i syve, bronzer dhe pudra duhet të mbahen deri në 2 vite.
Shampo, kremi i trupit dhe parfumi duhet të mbahen deri në 3 vite.