Dashi – Mos i ndaloni të arrinë synimet e tyre.
Të lindurit nën shenjën e Dashit janë sfidues nga natyra dhe ata shkojnë drejt ëndërrave të tyre me entuziazëm. Mos u mundoni ti demoralizoni sepse ata nuk kanë për të hequr dorë dhe kanë për t’ju parë me sy të keq.
Demi – Mos i vidhni ushqimin.
Demat mund t’ju japin vetë ushqimin e tyre por kurrë mos ja vidhni atë, ndryshe ata do ofendohen dhe do e humbin respektin për ju.
Binjakët – Mos u ankoni para tyre.
Personaliteti i tyre përbëhet nga lumturia dhe komunikimi i mirë. Nëse ju ankoheni për çdo problem të vogël të jetës, ata do mërziten me ty.
Gaforrja – Mos i kritikoni ata.
Ata janë të pasigurtë kështu që po i kritikuat është sikur ti keni vrarë.
Luani – Mos flisni për ta prapa krahëve.
Të lindurit nën shenjën e luanit janë besnik dhe presin të njëjtën gjë në këmbim. Nëse e marrin vesh se ju po flisni për ta, ata do lëshojnë luanin e brendshëm.
Virgjëresha – Mos i thoni që e kanë gabim.
Nëse ju i thoni se ata e kanë gabim, ata do përdorin aftësitë e tyre për të provuar se kanë të drejtë.
Peshorja – Mos përfitoni nga miqësia e tyre.
Ata janë disa nga njerëzit më të mirë që do të njihni por nëse ju përfitoni nga miqësia e tyre për qëllimet tuaja, ata do t’ju largojnë.
Akrepi – Mos i gënjeni kurrë.
Akrepat janë pasionantë dhe ata nuk i falin gënjeshtrat dhe gënjeshtarët. Nëse gënjeni një akrep, ata kanë për t’ju vënë kundër.
Shigjetari – Mos i ndaloni lirinë.
Shigjetarët nuk duan që dikush t’i kontrollojë jetën dhe nëse ju e bëni ata do largohen milje larg nga ju.
Bricjapi – Mos u shtirni me ta.
Ata janë të sinqertë dhe direkt. Kur dikush shtiret me ta, ata do t’ju marrin inat dhe s’do shoqërohen më me ju.
Ujori – Mos i shtyni të bëjnë gjëra.
Ata janë ekstremisht të pavarur dhe nuk duan që dikush ti shtyjë të bëjnë gjëra.
Peshqit – Mos bëni shaka me ta.
Peshqit janë sensitivë dhe nëse talleni me ta ata do emocionohen dhe do t’ju marrin inat.